Mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore, Ambasada Italiane në Tiranë event në datat 24 dhe 25 maj!  Ftesë zyrtare edhe për Ministrinë e Kulturës

Mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore, Ambasada Italiane në Tiranë event në datat 24 dhe 25 maj!  Ftesë zyrtare edhe për Ministrinë e Kulturës

Ambasada Italiane në Tiranë

Një mision i rëndësishëm institucional do të jetë i pranishëm nga data 24 deri 25 maj me synim vazhdimësinë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në nismat për mbrojtjen, ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore.

Ky event, i organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, Agjencia ICE, Assorestauro dhe Salloni ndërkombëtar i Restaurimit së bashku me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë e përfaqësuar nga Ministrja Elva Margariti, ka në program një konferencë për shtyp për prezantimin e ‘Salloni i Restaurimit në tour’ në Bari dhe ‘Restoration Week 2021’ (Java e Restaurimit 2021).

Konferenca e shtypit, që do të zhvillohet me datë 24 maj në orën 11.00, do të mund të ndiqet në dy gjuhë në live streaming në www.restorationweek/albania2021 si dhe në kanalet social të @salonedelrestauro (në gjuhën italiane) dhe @AmbasciataItaliaTirana (në gjuhën shqipe).

Do të mbajnë fjalën e tyre në konferencë:

Elva Margariti, Ministre e Kulturës së Republikës së Shqipërisë

Fabrizio Buçi, Ambasadori italian në Tiranë

Michele Emiliano, Presidenti i Rajonit të Puglia-s

Alessandro Bozzetti, Presidenti i Assorestauro

Andrea Moretti, Presidenti i Ferrara Fiere

Alessandro Ambrosi, Presidenti i Fiera del Levante

Elisa Scelsa, Drejtoreshë e Zyrës ICE Agjencia - Tirana

Andrea Griletto, Drejtor i Assotestauro

Do të organizohet gjithashtu edhe një tavolinë teknike me përfaqësuesit institucional shqiptar dhe prestarët e delegacionit. Ky event do të përmbyllet me një tour të vendeve me interes historik dhe arkitektonik në Shqipëri. 

Ky bashkëpunim, tashmë i nisur do të intensifikohet më tej me dorëzimin e ftesës zyrtare për Ministrinë e Kulturës e cila do të përfaqësojë Shqipërinë, si një vend i ftuar, në të dy edicionet e eventeve të parashikuara për këtë vit.

Salloni Ndërkombëtar i Restaurimit, që do të zhvillohet pranë Panairit të Fiera del Levante në Bari nga data 1 deri me 3 shtator dhe Java e Restaurimit një evet që do të mbahet në Napoli, Matera, Pompei dhe Bari nga data 30 gusht deri me 4 shtator, prezantohen si dy momente të veçanta për takime e shkëmbime me institucionet shqiptare, me synimin për të forcuar raportet institucionale e tregtare ndërmjet dy vendeve. Ky edicion i Restoration Week si dhe ai i Sallonit të Restaurimit do të zhvillohen në formë hibride pra si me prezencë ashtu edhe online në faqet web www.restorationweek.it e www.salonedelrestauro.it.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë

Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë