“Nuk mendova se sëmundja a e pneumonitit  ishte serioze“,  ishte kjo deklarata e parë që kandidatja demokrate Hillary Clinton dha  një ditë pasi u largua nga ceremonia e 15 vjetorit të përkujtimt të sulmeve  terroriste. Duke folur për televionin CNN ish sekretarja tha se se tashmë ndihej shumë mirë. 

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton ia ka mbajtur të fshehtë pjesës dërrmuese të stafit të saj diagnozën për pneumoni, duke ua treguar vetëm familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë.

 Ish sekretarja ishte e shqetësuar se lajmi për sëmundjen e saj do të keqpërdorej nga rivalët e saj  duke qënë se cështja  shëndetit të dy kandidatëve ka qënë ne qendër të debatit.

Ajo u diagnostikua të premten dhe mjekët i sugjeruan që të pushonte, por ajo vazhdoi fushatën e saj me shpresen se do tu kthehet angazhimeve të mëparshme. Një ditë pasi kandidatja 68 vjecare u diagnosifikua me pneumoni mediat nisën të flasin  edhe për kandidatët e mundshëm që mund të zëvendësonin
.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
.