
Sipas Financial Times, e cila citon informacione të inteligjencës, predha që ra në Poloni mund të ishte nisur nga mbrojtja ukrainase për të neutralizuar një raketë ruse.
Gjetjet e para të hetimeve, të cilat liderët shkëmbyen në takimin urgjent të mbajtur në Bali, sugjerojnë se raketa mund të jetë lëshuar nga sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore ndaj një rakete ruse për ta kapur atë. Gjithsesi, hetimet janë ende në vijim dhe nuk ka një përfundim përfundimtar.
Lajmi kryesor:
Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta










