BSH, Prokuroria e Policia marrëveshje kundër falsifikimit! Sejko: Në 2022 vetëm 343 kartëmonedha të falsifikuara! e vetmja monedhë që falsifikohet, 50 lekëshi

Emetimi i kartëmonedhave të reja prodhuar me teknologjinë më të fundit dhe me elementë të lartë sigurie, ka shënuar një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara. 

"Për vitin 2022 numri total është vetëm 343 copë, kundrejt një gjendjeje mesatare kartëmonedhash në qarkullim prej 157.5 milionë copësh ose 2.2 copë kartëmonedha të falsifikuara për 1 milion copë në qarkullim, kundrejt 5.4 në vitin 2021. Ndërsa, sa i përket monedhave metalike, prerja 50 Lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, në sasi të papërfillshme, me vetëm 79 copë, në vitin 2022, kundrejt 250 milionë copë monedhash në qarkullim. Treguesi tepër i ulët i kartëmonedhave dhe monedhave metalike shqiptare të falsifikuara kundrejt kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim, e rendit Shqipërinë ndër vendet me treguesin më të ulët të kartëmonedhave të falsifikuara", tha Sejko.

Banka e Shqipërisë, Policia dhe Prokuroria thelluan bashkëpunimin institucional në frenimin e falsifikimit të kartëmonedhave, jo vetëm të lekut por edhe të monedhës europiane, Euro. Marrëveshja u firmos nga guvernatori i BSH Gent Sejko, ministry I Brendshëm Bledi Cuci dhe prokurori i Përgjithshëm Olsjan Cela. 

"Palët e angazhuara në këtë marrëveshje marrin përsipër të transmetojnë/transferojnë mostra të kartëmonedhave dhe monedhave të dyshuara dhe, nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë angazhohet të centralizojë ekspertizën dhe klasifikimin e mostrave të monedhave kombëtare apo të huaja të zbuluara në qarkullim, si dhe ato gjatë procedimit penal, duke e konsideruar këtë proces si mënyrën më të mirë për njohjen reale dhe monitorimin e fenomenit të falsifikimit në vendin tone", tha Sejko.

Nëpërmjet nënshkrimit të saj, Banka e Shqipërisë përmbush dhe një nga rekomandimet e Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KSA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për mbrojtjen e monedhave nga falsifikimi në përqasje me standardet evropiane. 

Treguesi i ulët i kartëmonedhave shqiptare të falsifikuara kundrejt kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim, e rendit Shqipërinë ndër vendet me treguesin më të ulët të kartëmonedhave të falsifikuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 17/01/2023 13:17

    3 funksionaret me kot te paguar ne kete shtet !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë