TIRANE - Presidenti i shoqatës kombëtare të ushtarakëve në rezervë të Shqipërisë, doktor Kujtim Çako dhe presidenti i aleancës kombëtare e ushtarakëve të Shqipërisë kolonel Thoma Konduri nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për mbrojtjen e të drejtave sociale dhe ekonomike të ushtarakëve, që kanë ndërprerë karrierën aktive, si dhe ruajtjen e traditave të ushtarakëve me pjesmarrjen e tyre në veprimtaritë historike të vendit.
Drejtuesit garantuan bashkepunimin mes dy shoqatave per zgjidhjen e problemeve qe jane në interes të të gjithë ushtarakëve me forcat politike.
Çako nënvizoi bashkëpunimin mes dy shoqatave në nismat që do të ndërmerren në interes të ushtarakëve.
Gjithashtu edhe kolonel Thoma Konduri tha se kjo marrëveshje bashkëpunimi do të rrisë forcën e përfaqësimit të ish ushtarakëve.
Dy drejtuesit u shprehën se bashkëpunimi mes dy shoqatave do të nxisë më tej përpjekjet e vazhdueshme në interes të mbrojtjes së të drejtave të ish ushtarakëve.
/Shqiptarja.com

VIDEO