ITALI- Një 35-vjeçare italiane është vrarë mbrëmjen e djeshme në Romë nga ish-partneri i saj pas një debati. Episodi ndodhi përpara një restoranti në rrugën "Amelia", në lagjen "Appio Latino". Viktima, Martina Scialdone, me profesion avokate ishte duke debatuar me ish-partnerin, duke dashur që t’i shmangej ajo u mbyll brenda tualetit të restorantit , por ish-partneri e bindi të dilte jashtë ku dhe e qëlloi disa herë me armë.
Për hetuesit motivi i ngjarjes së rëndë është xhelozia.
“Martina donte të ndahej, kishte frikë”, tha në dëshminë e sa, fqinja e viktimës.
Autori kryesor i dyshuar i vrasjes, një 61-vjeçar u përpoq fillimisht të arratisej, por u arrit menjëherë të kapej nga policia në periferi të Romës. Martinaj ishte një avokate që merrej me çështjet e grave të cilat ishin viktima të dhunës.
"Martina kishte frikë" “Martina Scialdone ishte një vajzë e mirë, kishte studiuar, ishte bërë juriste dhe vlerësohej shumë”. Ky është kujtimi i Maritës, fqinjës së 35-vjeçares së vrarë nga ish-partneri i saj gjatë natës në Romë.