TIRANË - Megjithë reshjet e dendura, rrugët e bllokuara dhe trafikut të ngjeshur, stafeta e gjelbër, organizuar nga programi Ecovolis, me pjesëmarrjen e Ambasadorit Amerikan Z.Arvizu, Ministrit të Mjedisit Z. Fatmir Mediu dhe përfaqësive të ambasadave Hollandeze, Ceke, Franceze, Spanjolle arriti të dorëzojë flamurin e saj në duart e Ministrit të Mjedisit dhe Ambasadorit Sequi. Disa përfaqësi të tjera, si ajo daneze dhe austriake përshëndetën këtë nisëm në Rr. Skënderbej, nga ku ajo kaloi, ambasadë pas ambasade për të përcjellë stafetën, deri sa ajo u përcoll prej rreth 30 përfaqësuesve dhe aktivistëve drejt Ministrisë së Mjedisit, bashkë me mesazhin e domosdoshmërisë për një mbështetje konstante dhe në bashkëpunim të cështjeve të mjedisit që na rrethon.

STAFETEN E HAPI AMBASADORI AMERIKAN ARVIZU
Në orën 10:00 flamuri i stafetes iu dorëzua Ambasadorit Amerikan  Aleksandër Arvizu nga skuadra Ecovolis. Ambasadori përshendeti stafetën duke theksuar rëndësinë e sipërmarrjeve të tilla dhe duke falenderuar Ecovolis për përfshirjen e grupeve diplomatike në këtë aktivitet. Ai theksoi se bicikleta dhe programi Ecovolis kanë gjetur një mik të mirë pranë Ambasadës Amerikane, e cila është ë gatshme të mbështesë cdo aktivitet që përcjell një mesazh të tillë. Më tej Ambasadori ia dorezoi stafetën perfaqesise amerikane dhe pedalimi filloi drejt gjithë partnerëve të tjerë diplomatikë.

(aq/shqiptarja.com)