Mbushën Europën me kokainë latine, del para gjyqit në Bruksel organizata shqiptare me 24 anëtarë! ‘Nxjerrësit’ furnizuan në 7 shtete, partnerë me 'Ndragheta', fitonin 5-8% të xhiros

Mbushën Europën me kokainë latine, del para gjyqit në Bruksel organizata shqiptare me 24 anëtarë! ‘Nxjerrësit’ furnizuan në 7 shtete, partnerë me 'Ndragheta', fitonin 5-8% të xhiros

Arrestimi i dy anëtarëve të organizatës në Ukrainë

Belgjikë- Këtë të hënë, më 21 tetor, në Pallatin e Drejtësisë, në Bruksel të Belgjikës, nisi gjyqi ndaj organizatës shqipfolëse të narkotrafikut ndërkombëtar, të emërtuar “Extracteurs” (Nxjerrësit) nga autoritetet.

Në proces janë 24 persona të dyshuar, kryesisht shqiptarë, dy prej të cilëve qëndrojnë të ndaluar në Ukrainë.

Grupi akuzohet si përgjegjës për transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika Latine dhe më tej furnizimin e të gjithë tregut evropian. Kryesisht ngarkesa i dorëzohej klanit mafioz italian, kalabrezëve të 'Ndrangheta'.

Trafiku portual bëhej nga Antwerp, teksa ka pasur edhe përplasje mes grupeve dhe sulme me armë në Bruksel dhe Liege kohët e fundit.

Krimet e rënda të ndodhura në dy prej qyteteve lidhen pikërisht me këtë organizatë shqiptarësh të dyshuar dhe shkak ka qenë lufta për kontrollin e tregut të kokainës.

Organizata akuzohet si përgjegjëse për shpërndarjen dhe futjen e mallit nga portet në Norvegji, Ukrainë, Suedi, Gjermani, Belgjikës, Spanjë dhe Greqi.

Kjo sipërmarrje bëhej kundrejt pagesës me natyrë (5 deri në 8% e dërgesave të kokainës për ekipet e bazuara vetëm në porte). Grupi i logjistikës apo i quajtur edhe “nxjerrësit”, ishin kryesisht shqiptarë, që operonin dhe aksesonin duke kryer mashtrime në porte apo nëpërmjet bashkëpunimit me kompanitë e import-eksportit dhe kompanitë e sigurisë, me qëllim kalimin në port të mallit pa kontroll dhe më tej nxjerrjen e kokainës, shkruan "Le Soir".

Pasi e merrnin nga portet e Belgjikës, ata bënin shpërndarjen në shtetet e tjera, kryesisht me rrugë detare.

Arrestime janë kryer jo vetëm në Belgjikë, por edhe në shtetet e tjera Evropiane. Dy prej të dyshuarve, shqiptarë, qëndrojnë të izoluar në Odesa të Ukrainës, por që bazën e kishin në Liege dhe pritet të ekstradohen për gjyqin. Ata akuzohen për trafik të dokumentuar në vitet 2020 dhe 2021, raporton "Newsdayfr".

Një apel përfundimtar për lirim u refuzua janarin e kaluar. Ata janë cilësuar si “Tanko” dhe “Morianu” dhe procesi mbahet në distancë. Arrestimi i tyre u bë vitin e kaluar, nga një operacion mes Belgjikës, Gjermanisë dhe Italisë.

Policia zbulon kokainën e fshehur në ngarkesat tregtare

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Milioneri 95-vjeçar ia lë të gjithë pasurinë qytetit të tij të lindjes në Francë, por me disa kushte

Milioneri 95-vjeçar ia lë të gjithë pasurinë qytetit të tij të lindjes në Francë, por me disa kushte