Mbushën Skraparin dhe stallat e lopëve me hashash, SPAK dërgon për gjykim 23 persona, mes tyre edhe 4 policët që dekonspiruan operacionin

SPAK ka dërguar për gjykim 23 persona mes tyre efektivë policie dhe zyrtarë të cilët akuzohen  se kanë mbjellë 28 parcela kanabis në zonën e Skraparit. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë ato të kultivimit të kanabisit dhe shpërdorimit të detyrës. Arrestimet e tyre janë bërë në Berat dhe në Skrapar dhe mësohet se mes të tyre janë dhe 4 efektiv aktualë të policisë, që kanë dekonspiruar operacionet e policisë për të zbuluar parcelat me kanabis.

23 personat janë arrestuar që më 8 janar 2021 dhe sot u dërguan për gjykim nga SPAK. Report Tv mësoi më parë se efektivi i policisë Astrit Duro dekonspiroi operacionin, pasi sapo ka përfunduar mbledhja brenda policisë telefonoi trafikantin Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën.

"Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t'i zhduku sa më parë tërë natën! Nesër për nesër, hajt shëndet", mësohet t'i ketë thënë ai.

Gjatë hetimit janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjendje të thatë, e gatshme për t’u trafikuar.

Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Pas dokumentimit nga SPAK, 23 të pandehurit janë dërguar për gjykim.

Hetimet për këtë grup kriminal kanë nisur prej qershorit të 2020. Sipas SPAK, janë dokumentuar veprime të paligjshme të disa punonjësve të policisë, Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Në përfundim të hetimeve janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, 23 të pandehur dhe konkretisht:

1.Arben Lekli, ka kryer veprat penale "Kultivimi i himeve narkotike". "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve", kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. "Grupi i strukturuar kriminal. "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 284/1, 283/1. 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

2.Sefedin Dokaj, ka kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit t strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizat kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", të parashikuara nga nenet 284/1, 283/1, 28/4 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

3. Alban Bendo, ka kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", të parashikuara nga nenet 284/1, 283/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

4. Fatjon Beshiri, ka kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. "Grupi i strukturuar kriminal". "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 284/1, 283/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

5.  Anxhela Beshiri, ka kryer veprat penale "Kultivimi i bimeve narkotike". "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", të parashikuara nga nenet 284/1, 283/1, 28/4..333/a/2, 334/1 të Kodit Penal

6.  Esmeraldi Kaposhi, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

7. Selfo Kaposhi, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", në bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

8. Zylyftar Zhurda, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike"  bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

9. Ilia Ballo, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

10. Olgert Dusho, ka kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike kryer ne bashkëpunim, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive". "Falsifikimi monedhave të parashikuara nga neni 284/2, 301 e 183/1 të Kodit Penal.

11. Elson Dusho, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimeve narkotike", ne bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal

12. Teki Dusho, ka kryer vepren penale "Kultivimi i bimeve narkotike", në bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 Kodit Penal

13. Fuat Dusho, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal

14. Enver Muçaj, ka kryer veprën penale "Veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes", të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

15. Altin Sula, se ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal

16. Redian Shimi, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", bashkepunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal

17. Ilir Shimi, ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

18. Klement Zeqo, ka kryer veprën penale "Shperdorimi i detyrès", ne bashkepunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

19. Bardhyl Cela, ka kryer veprën penale "Shperdorimi i detyres", ne bashkepunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

20. Astrit Duro, ka kryer veprën penale "Shperdorimi i detyres" ne,bashkepunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

21. Neritan Naska, ka kryer veprën penale "Shperdorimi i detyres me bashkepunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal

22. Edmond Zotkaj, ka kryer veprën penale "Shperdorimi i detyres ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248,25 i Kodit Penal.

23. Fatos Lamaj, ka kryer veprën penale "Shpërdorimi i detyres", ne bashkepunim parashikuar nga neni 248,25 i Kodit Penal

Pamjet nga stallat e lopëve me hashash

Pamjet nga stallat e lopëve me hashash

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
E kthyen Skraparin si Lazarati, nga 20 gushti deri 17 shtator 2020, dokumentimi i 16 parcelave që grupi i trafikantëve kultivoi në zonë

Kanabisi i sekuestruar gjatë operacioneve

Gjatë hetimit të trafikut të drogës në Skrapar janë dokumentuar 16 episode, duke filluar nga 20 gushti 2020 deri më 17 shtator 2020 që grupi prej 23 personat që u dërguan sot nga SPAK për gjykim kishte mbjellë.

-Me datë 20.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në Njesine Administrative Vendreshe, fshati Vale, lagjia "Usti", janë gjetur dhe sekuestruar 74 bime narkotike të llojit "cannabis sativa”, bimë të mbjella në dy parcela në brendësi të pyllit, afër njëra-tjetrës dhe të rrethuara me gardh.Këto parcela me bimë narkotike ndodheshin ngjitur me parcelat e mbjella me misër nga shtetasi Edmir Tarellari dhe furnizoheshin me ujë nga i njëjti tubacion i vendosur nga shtetasi Edmir Tarellari, i cili ishte dhe me funksionin e Kryeplakut të këtij fshati. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.2811 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Me datë 21.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Përrenjas të Njësisë Administrative Gjerbës, është konstatuar një parcelë me sipërfaqe 1300 m2, e mbjellë me bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në këtë parcelë ishin mbjellë gjithësej 785 bimë narkotike cannabis sativa. Parcela ishte e pajisur e tubacion uji plastik dhe një kasolle e mbuluar me plasmas. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.516/1 të vitit 2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat (autorë shtetasit Ardit Namik Bulica, Hyda Abaz Vila dhe Fioraldo Fatos Dyrmishi per vepren penale te kultivimitte bimeve narkotike neni 284 I K.Penal. Gjithashtu, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës, është marrë si person nën hetim dhe shtetasi Asllan Lajthia ne funksionin e administratorit te Njësisë Gjerbës.

-Me datë 22.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore ne fshatin Vale, Njësia Administrative Vendreshe, janë sekuestruar 24 bime narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat ishin mbjellë në një sipërfaqe toke 150 m2. Në afërsi të kësaj parcele me bimë narkotike ndodhej një parcelë e mbjellë me perime në pronësi të shtetasit Festim Tarellari. Parcela me bimë narkotike dhe parcela me perime e shtetasit Festim Tarellari furnizohej dhe vaditej nga i njëjti tubacion uji. Shtetasi Festim Tarellari ishte lindur në fshatin Vale ku u gjet lënda narkotike dhe kishte marrë tokë në përdorim në këtë fshat sipas Ligjit Nr.7501, por ndërkohë ai banonte në fshatin Pronovik, Bashkia Poliçan. Për këtë fakt janë administruar një kopje të akteve të procedimit penal nr.2699 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

-Me datë 22.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Vale, Njësia Administrative Vendreshe, lagjia "Usti", është konstatuar një sipërfaqe toke e shpyllëzuar, me sipërfaqe 1300 m2, e mbjellë me 630 bimë narkotike të llojit cannabis sativa., të cilat janë sekuestruar me cilësinë e provës material. Për këtë fakt janë administruar një kopje të akteve të procedimit penal nr.586 të vitit 2020, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

-Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Rehovë të Njesisë Administrative Tërpan, është gjetur një sipërfaqe toke , në të cilën ishin mbjellë 20 bimë narkotike të llojit cannabis sativa (janë dërguar materialet proceduriale ne Prokurorinë Berat për parcelat e gjetura ne Njesine Administrative Tërpan fshati Rehove. Nuk na rezulton I regjistruar si procedim penal, por nga studimi që i bëhet akteve, rezulton se përveç ndërhyrjes së policisë vetëm pas monitorimit ajror të datës 28.08.2020, ka dhe mospërputhje të rrethanave. Konkretisht në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton një parcele me 70 gropa me bimët e prera në sipërfaqe, e cila nuk është raportuar ne aktet e tjera. Ajo që është raportuar është vetëm sasia prej 20 bimësh narkotike. Për këtë rast është shpallur në kërkim policor Eduart Axhem Çaushaj).

Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Floq të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dhe sekuestruar 17 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.587 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Sokol Muhamet Baja).

-Me datë 30.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Floq-Renovë të Njësisë Administrative Gjerbes, janë gjetur dhe sekuestruar 40 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit të banesave të shtetasve Veli Hebipaj dhe Sokol Baja, janë sekuestruar 550 gr material bimor të llojit cannabis sativa dhe 15 kg bimë narkotike cannabis sativa, e cila ndodhej në proces tharjeje. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.558 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

-Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Trepel të Njesisë Administrative Zhepe, janë konstatuar tre parcela mesipërfaqe rreth 1000m2, të mbjellë me bimë narkotike dhe janë sekuestruar 137 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr. 527 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat (i dyshuar shtetasi Mirat Sadush Ismailaj, me detyrë kryeplak fshati)

-Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Duncke të Njësisë Administrative Zhepe, janë konstatuar dhe sekuestruar 90 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të mbjella në tre parcela, në afërsi të njëra-tjetrës. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr. 559 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

-Me datë 31.08.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Grevë, të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dy parcela me 129 bimë narkotike, të llojit cannabis sativa. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.578 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Mandi Elam Hajderasi)

-Me datë 03.07.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Prishkë, të Njësisë Administrative Çepan, janë konstatuar dhe sekuestruar 295 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të mbjella në dy parcela pranë njëra-tjetrës. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.432 të vitit 2020, të Prokurorist pranë Gjykatës 30 Shkallës së Parë Berat. (i dyshuar shtetasi Julian Zeni Lushka.

-Me datë 02.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Matrallos të Njësisë Administrative Terpan, janë konstatuar 178 gropa të hapura, nga të cilat, 140 prej tyre ishin me bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të prera, ndërsa 30 gropa ishin me bimë narkotike në lartësinë 3-5 metër. Gjatë këqyrjes të vendit përreth kësaj parcele, janë gjetur të hedhura 170 bimë narkotike të llojit cannabis sativa me një gjatësi 3-5 metër. Në afërsi të parcelës me bimë narkotike ndodhej një parcelë tjetër e mbjellë me bimë medicionale sherebel që ju përket shtetasit Petrit Veliaj. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.536 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

-Me datë 01.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Grevë të Njësisë Administrative Gjerbes, janë konstatuar dhe sekuestruar 27 bimë narkotike të llojit cannabis sative me lartësi 120 cm. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.541 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Me datë 03.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në fshatin Gjergjovë të Njësisë Administrative Potom, konkretisht në vendin e quajtur “Përroi i Paganes”, janë konstatuar dhe sekuestruar 5 parcela në afërsi të njëra -tjetrës, të mbjella me 319 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Tek dy prej parcelave janë vënë re bimë të prera dhe në njërën prej parcelave janë konstatuar 170 gropa me bimë të prera dhe jashtë parcelës janë konstatuar mbetje bimësh të mbetura nga djegia e tyre. Lartësia e bimëve të sekuestruara është nga 1.5m deri në 2.6 m. Gjithashtu, në këto parcela janë gjetur mjete që përdoreshin për vaditjen e nëve gjatë kohës së kultivimit të tyre, si bidona plastik, tubacion vaditës, që vazhdonte në gjithë sipërfaqet e parcelave dhe depozitë plastike për mbajtje uji. Tokat në afërsi të vendit ku u gjetën bimët narkotike, janë dhe shfrytëzohen nga shtetasit Fuat Dushi, Olgert Dushi dhe familjarët e tyre. Për këtë fakt janë administruar kopje të akteve të procedimit penal nr.578 të vitit 2020, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

-Me datë 10.09.2020, nga kontrolli i ushtruar nga policia gjyqësore në territorin midis fshatrave Staraveckë -Melckë, të Njësisë Administrative Potom, është konstatuar një sipërfaqe toke e shpyllëzuar 3000m2, e mbjellë me bimë narkotike në lartësi 1m-1.30m. Nga të dhënat e përftuara nga proces-verbali këqyrjes së kësaj parcele janë sekuestruar 1020 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Në vazhdim të këqyrjes, ngjitur me këtë parcel ndodhej një parcel tjetër me sipërfaqe 1000 m², e mbjellë me bimë narkotike me lartësi 1. 5m. Në këtë parcelë janë sekuestruar 400 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë këqyrjes në vijim, është konstatuar një parcel tjetër ngjitur me parcelat e para, e mbjellë me bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Në vijim të kësaj parcele, është gjetur një parcelë tjetër me sipërfaqe 500 m2, e mbjellë me 400 bimë narkotike të llojit cannabis sativa me një lartësi nga Im-1.5m. Në vijim të kësaj parcele, është konstatuar një parcelë tjetër me sipërfaqe 2500 m2, e mbjellë me 860 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjithsej nga këta parcela janë sekuestruar 2680 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.

-Me datë 17.09.2020, nga ana e policisë gjyqësore nëpërmjet vëzgimeve të kryera dhe veprimeve të tjera hetimore janë siguruar të dhëna për parcela të tjera të mbjella me bimë narkotike dhe të ambienteve ku grumbullohej lënda narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore, nga ana e policisë gjyqësore gjatë vëzhgimit të kryer në afërsi të banesës së shtetasit Arben Lekli, në fshatin Çorrogjaf, të Njësisë Administrative Terpan, është konstatuar se nga dritar fakundes,

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI