Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit, kur drejtuesi i mjetit me targa AA 351 MI, Arben Mone sapo e ka furnizuar mjetin e tij me karburant, në një pikë karburanti, automjeti është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Drejtuesi i mjetit Arben Mone ka mundur që të dalë nga automjeti, pa pësuar lëndime, por makina është djegur plotësisht.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë shuar zjarrin, ndonëse automjeti është shkrumbuar.
Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet, por dyshohet se cilësia e dobët e karburantit të jetë bërë shkak për djegien e automjetit.

(Automjeti i djegur)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com