Mbushi Europën me drogë dhe urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës, prokuroria italiane kërkon 20 vite burg për Dritan Rexhepin dhe 240 vite për anëtarët e grupit të tij

Mbushi Europën me drogë dhe urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës, prokuroria italiane kërkon 20 vite burg për Dritan Rexhepin dhe 240 vite për anëtarët e grupit të tij

Dritan Rexhepi

Prokuroria italiane ka kërkuar 20 për Dritan Rexhepin, i njohur si trafikanti shqiptar që përmbyti Europën me drogë por edhe urdhëruesi i rrëmbimit të Jan Prengës, trupi i të cilit nuk u gjet më. Më 11 janar 2022 u mësua se Rexhepi ishte lirua me kush nga burgu ku ishte në Ekuador dhe nuk lejohet të dalë nga shteti duke u mbajtur vazhdimisht nën vëzhgim, për shkak të frikës së arratisjes pasi rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete (Shqipëri, Spanjë dhe Itali).  40-vjeçari nga Vlora është arratisur jo pak herë nga burgu, në vitin 2007, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit. Gjithashtu Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Prokuroria italiane kërkon edhe 240 vite burg për anëtarët e bandës së tij, konktretisht:

Gerti Markun kërkon 18 vite burg përjashtim të përhershëm nga funksionet publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, dëbim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Edmond Markun kërkon 19 vjet burg; përjashtim të përhershëm nga funksionet publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, dëbim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Arian Shqau, 12 vjet burgim; përjashtim të përhershëm nga funksionet publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Burreli, 6 vjet burgim, përjashtim të përhershëm nga detyrat publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Lek Colaj, 11 vjet burgim, përjashtime të përhershme nga funksionet publike, konfiskim të asaj që mund të sekuestrohet, dëbim nga territori i shtetit pasi të jetë kryer dënimi.

Rexhino Ibrahimi, 11 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Roland Koleci, 10 vjet burgim, përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Vladimir Lesaj, 7 vjet burgim, përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Gjergji Lesaj 7 vjet burgim, përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Jorin Llambro, i quajtur “i verbëri”, me rolin e shefit drejtues 14 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Klejdi Abazaj, i njohur ndryshe si Mishi, 12 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, dëbim nga territori i shtetit pasi të jetë kryer dënimi.

Elvis Jaupaj, 6 vjet burgim, me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Edmond Durmishaj, 8 vjet burgim . Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Alban/ Albi Imeraj, 6 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Eljon Beqiri,16 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Jashar Gllava, i quajtur “Sharri” ose “Qa”, 9 vjet burgim. Me skualifikim të përhershëm nga postet publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, dëbimi nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Antal Robert Varga, pseudonimi [Robert Varga] dhe [R.V.], 9 vjet burg.

Alban Memetaj, 16 vjet burgim, me rolin e drejtuesit. Me përjashtim të përhershëm nga funksionet publike, konfiskim të sendeve të sekuestruar, dëbim nga territori i shtetit pasi të jetë kryer dënimi.

Sokol Memetaj, i njohur si “Paolo”, 10 vjet burgim me rol drejtues. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

Gentian Manaj, 9 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, dëbim nga territori i shtetit pasi të jetë kryer dënimi.

Kush është Dritan Rexhepi?

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodh edhe arratisje e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur t'u ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t'i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku dera besohet se është lënë hapur nga oficeri Albert Strati. Arratisja ka ndodhur vetëm minuta, kur prokurori Anton Martini dhe oficeri i policisë gjyqësore, Arben Frashëri sapo kishin përfunduar pyetjen e Rrexhepit dhe shokut të tij Nadien Zeneli për vrasjen e dy policëve. Ato ishin larguar drejt Tiranës. Gjashtë vite pas arratisjes nga komisariati i Durrësit, në 2013, Gramoz Rexhepi, u kap në Itali. Pala shqiptare që ndërkohë po zhvillonte gjyqin në mungesë në Apelin e Krimeve të Rënda kundër Rexhepit për dy vrasjet e policëve, sapo mësoi arrestimin e tij në Itali, menjëherë nëpërmjet një letërporosie të dërguar në Itali, kërkoi njoftimin e këtij personazhi “Foto”, se në Shqipëri po zhvillohej një proces gjyqësor kundër tij. Por nga Italia ka ardhur një përgjigje surprizë, ai ishte arratisur nga burgu.

Por kjo arratisje e Rrexhepit nga burgu italian të Voghera, nuk ka qenë e fundit. Drejtësia shqiptare ka kërkuar informacion për Dritan Rexhepin në Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit dhe prej kësaj Zyre u zbulua se Dritan Rexhepi pas arratisjes nga burgu në Itali, ishte arrestuar në Spanjë dhe ishte ekstraduar në Belgjikë. Por në një tjetër dokument zbulohet edhe arratisja e tretë e Dritan Rrexhepit.

Në fakt teksa ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në nëntor 2013 nga pika e Kakavijës në Gjirokastër, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në vendlindje, pasi në muajin Gusht të 2014, ai u arrestua në Ekuador pikërisht me emrin false, Lulzim Murataj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cubi: 07/06/2022 15:42

    ERGASTOLO PER QUESTO REXHEPI....

    Përgjigju
  • Fshatari: 23/02/2022 13:22

    Po Dritani e ka gjithe banden ne vlore me biznese me hotele qe kane bere kerdine e ka ne dures dhe ne tirane pse nuk i kap policia po jane te lidhur gjithe policia e vlore e di turp per policine qe behen pal me maskarenje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, trafik ndarësja futet mes për mes makinës! Drejtuesja në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, trafik ndarësja futet mes për mes makinës! Drejtuesja në gjendje të rëndë