Sekuestrohet 3.5 kilogramë kanabis në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ndërsa është arrestuar poseduesi. I arrestuari është L.K. 39 vjeç, banues në Shkodër. Ai e kishte fshehur drogën në disa pako të vogla në gomën rezervë të makinës, e cila u zbulua pas kontrollit.
Veprimet hetimore dhe proceduriale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.K., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.