Një 60 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin “Baltëz” të Fierit. Ngjarja ndodhi në aksin kryesor që lidh këtë zonë me qytetin e Fierit kur 60 vjeçari Sherif Biba, banor i zonës kishte ndaluar për të mbushur ujë në një çezmë në anë të një ure.
 
Viktima kishte parkuar makinën e tij tip Volzvagen ku kishte edhe bidonët, të cilat do ti mbushte me ujë.
 
Pasi kishte zbritur ai është goditur nga një makinë tip Benz e cila vinte me shpejtësi në drejtim të viktimës.
 
Benzi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës duke goditur drejtuesin e saj.
 
Ai është çuar ne spital me ambulancën e spitalit, por më pas gjen vdekjen për shkak të plagëve të mara nga goditja.
 
Drejtuesi i Benzit Selim Ferko është ndaluar ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

aksidenti
aksidenti
Foto të tjera

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)