Mbërrijnë dozat e para të vaksinave anti-COVID në Kosovë

Mbërrijnë dozat e para të vaksinave anti-COVID në Kosovë

Momenti i mbërritjes së vaksinave

Dozat e para të vaksinave antiCOVID-19 AstraZeneca nga COVAX, kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Kosovë.

Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Kjo ardhje e vaksinave, do të përcillet me një ceremoni të organizuar, ku është pjesë edhe kryeministri Albin Kurti si dhe të tjerë përfaqësues zyrtarë të huaj e vendorë.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Bashkimi Evropian po ashtu ka premtuar se do të sjellë në Kosovë vaksina kundër sëmundjes COVID-19. Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, paralajmëron ndryshime të thella

Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, paralajmëron ndryshime të thella