Mbyll siparin Festivali i Filmit në Berlin, ja çmimet që u dhanë (VIDEO-FOTO)

Edicioni i 69-të i Festivalit të Kinemasë në Berlin është mbyllur me një ceremoni, në të cilën kinemaja evropiane ka shkëlqyer, kjo edhe falë bashkëpunimeve të frytshme me vende të tjera, si në rastin e filmit fitues të çmimit “Ariu i artë”, “Synonymes” të Nadav Lapid. Në qendër të filmit është një i ri izraelit, i cili përpiqet që të shtyp origjinën e tij, pas shpërnguljes për në Paris.
Në fund të fjalimit të tij, regjisori nënvizoi se edhe pse filmi mund të shkaktojë ndonjë pakënaqësi qoftë në vendin e origjinës së tij, Izraelin, ashtu edhe në Francë ku është ambientuar, është me të vërtetë një bashkëpunim me vlerë, që vjen ndër të tjera si një homazh që i bëhet kinemasë. 

Çmimi i Madh i Jurisë shkoi për një tjetër titull të ambientuar në Francë “Grâce à Dieu” të Franccois Ozon. Teksa tërhiqte trofeun, regjisori shprehu admirimin e tij për luftën e ndërmarrë nga ish- viktimat e pedofilisë që kanë frymëzuar filmin e tij. 
Ariu i argjendtë për skenarin më të mirë shkoi për një shkrimtar, të cilit puna i shërbeu si bazë për shumë histori të njohura kinematografike për kinemanë napoletane: Roberto Saviano (autori i “Gomorra-s”), për skenarin “La paranza dei bambini të Claudio Giovannesi, e shkruar në bashkëpunim me regjisorin Maurizio Braucci, dhe bazuar në një nga romanet e tij.


Çmimi për Aktoren më të mirë shkoi për Yong Mei, ndërsa si Aktori më i mirë u përzgjodh Ëang Jingchun, të dy protagonistë  të filmit “So Long, My son” të regjisorit Ëang Xiao-shuai.
Gjatë mbrëmjes pati një homazh edhe për aktorin zviceran Bruno Ganz. Salla nderoi edhe drejtorin në ikje Dieter Kosslick, për 10 vite punë në krye të Berlinales.

Fituesit e çmimeve të edicionit të 69-të të Festivalit të Berlinit:
Videbæk, direttore della fotografia - Out Stealing Horses [+] (Norvegia/Svezia/Danimarca)
Çmimi për Ariu i artë për filmin më të mirë
Synonymes [+] - Nadav Lapid (Francë/Izrael/Gjermani)
Ariu i argjendtë  - Çmimi i madh i jurisë
Grâce à Dieu [+] - François Ozon (Francë/Belgjik)
Ariu i argjendtë - Çmimi Alfred Bauer
System Crasher [+] - Nora Fingscheidt (Gjermani)
Ariu i argjendtë për regjisorin më të mirë
Angela Schanelec - I Ëas at Home, but [+] (Gjermani/Serbia)
Ariu i argjendtë për aktoren më të mirë
Yong Mei - So Long, My Son (Kinë)
Ariu i argjendtë për aktorin më të mirë
Ëang Jingchun - So Long, My Son
Ariu i argjendtë për skenarin më të mirë
Maurizio Braucci, Claudio Giovannesi, Roberto Saviano - La paranza dei bambini [+] (Itali)
Ariu i argjendtë për kontributin më të mirë artistik
Rasmus dokumentarin më të mirë
Talking About Trees - Suhaib Gasmelbari (Francë/Sudan/Gjermani/Katar/Ccad)
Çmimi për veprën e parë më të mirë
Oray - Mehmet Akif Büyükatalay (Gjermani)
Ariu i artë për filmin më të mirë të shkurtër
Umbra - Florian Fischer, Johannes Krell (Gjermani)
Ariu i argjendtë – Çmimi i jurisë për filmin e shkurtër
Blue Boy - Manuel Abramovich (Argjentinë/Gjermani)
Çmimi “Audi Short Film” 
Rise - Bárbara Wagner, Benjamin de Burca (Brazil/SHBA/Kanada)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete