Mbyllen të gjitha dyqanet e mishit në qytetin e Kuçovës.

Shkak për këtë është bërë bllokimi i dy thertoreve në këto zona nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Pronarët e thertoreve shprehen se plotësojnë kriteret, por nuk e dinë arsyen e një mase të tillë.

Ata thonë se kanë kërkuar shpjegim për situatën, por askush nuk i përgjigjet.

Që prej një jave dyqanet e tregëtimit të mishit në qytetin e Kuçovës nuk punojnë.

Një pjesë e tyre kanë mbyllur dyertë, ndërkohë që të tjerë janë gati të mbyllen, pasi nuk kanë se çfarë të tregëtojnë.

Shkak për këtë është bërë bllokimi i dy thertoreve që ndodhen në këtë zonë nga AKU.

Tregëtarët e mishit në qytetin naftëtar shprehen se kanë trokitur në dyertë e AKU-së në Berat, pranë bashkisë së tyre në Kuçovë, por askush nuk u jep asnjë informacion se ku do ti kryejnë therrjet e mishit në kushtet ku thertoret nuk funksionojnë.

Sakaq, nga ana tjetër pronari i një prej thertoreve që ndodhet në këtë zonë shprehet se e ka hapur aktivitetin vetëm një vit më parë, pas përmbushjes së kritereve për liçensimin e thertoreve, ndërkohë që pa asnjë shpjegim, i është mbyllur aktiviteti.
 

Ndërkohë ata shtojnë se katër dyqane mishi rezultojnë tashmë të mbyllura, ndërkohë që të njëjtin fat duket se do të kenë dhe të tjerë.

Deri tani nuk ka asnjë shpejgim për këtë problematikë nga asnjë prej autoriteteve përgjegjëse.

Redaksia Online
G.ne/Shqiptarja.com