Mbyllen “Piramidat”, qeveria:
Paratë merren në 15 vjet
Qeveria bën gati procesin e mbylljes së mbikëqyrjes së Piramidave. Projektligji i votuar sot në mbledhje qeverie vendos që “grupi mbikëqyrës të shpërndahet. Vendimi: Kreditorët mund t’i marrin paratë në maksimumin kohor të 15 vjetëve. (Në foto: Trazirat në Shqipëri pas falimentimit të skemave piramidale, viti 1997)
TIRANË - Me një projektligj, të kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, synohet mbyllja e procesit të kontrollit financiar të piramidave financiare, që kishin marrë para nga publiku i gjerë deri në vitin 1997, kur aktiviteti i tyre u ndalua me ligj.
Projektligji, në nenin 1, vendos që “grupi mbikëqyrës, i emëruar dhe që ka funksionuar në përputhje me ligjin nr.8215, datë 9.5.1997, “Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, të ndryshuar, shpërndahet”. Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, grupi i mbikëqyrësve i dorëzon me procesverbal personit të emëruar nga ministri i Financave arkivën dokumentare, si dhe asetet financiare e jofinanciare, të krijuara deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ministri i Financave emëron një administrator me një staf ndihmës për të mbuluar fazën finale të procesit, thuhet në këtë projektigj.
KTHIMI I PARAVEParatë që do të jenë të depozituara në bankat e nivelit të dytë, e cila realizon pagesat e kreditorëve të shoqërive, do të jenë në dispozicion të këtyre të fundit për një periudhë 5-vjeçare, nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Pas këtij afati, të gjitha mjetet monetare të patërhequra do të depozitohen në një llogari të veçantë, të hapur nga Ministria e Financave, në një bankë të nivelit të dytë. Personat përfitues apo trashëgimtarët e ligjshëm të tyre, mund të kërkojnë, pranë Ministrisë së Financave, kalimin në llogarinë e tyre personale të shumave takuese, përkundrejt paraqitjes së dokumentacionit që provon të drejtat e ligjshme te tyre. Kjo e drejtë përfundon dhe parashkruhet me kalimin e afatit prej 10 vjetësh, nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7839
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër
24 Nëntor, 17:17
-
Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve
24 Nëntor, 17:06
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon dhe i jep tri pikë Lille
24 Nëntor, 16:44
-
Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...
24 Nëntor, 16:42
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 16:34
-
VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë
24 Nëntor, 16:24