Mbyllet Tiktok dhe Snapchat? Mentor Kikia në Report Tv: Kufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale masë e duhur! Kemi mjedis social të dhunshëm! Motivon të rinjtë

Pas ngjarjes së rëndë ku Martin Canit, nxënësi 14 vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, Qeveria vendosi që të hedhë në diskutim publik dy propozime, mbyllja në Shqipëri e Snap Chat apo TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve.

Lidhur me këtë propozim, analisti Mentor Kikia, ditën e sotme në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu u shpreh se kufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale është një masë e duhur.

Por, sipas tij, origjina e problemit është diku tjetër.

‘Kufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale, është një masë e duhur, pasi platformat masive përmes të cilave shpërndahen pa kontroll mesazhe që nxisin dhunën dhe konfliktin dhe motivojnë të rinjtë në veprime të dëmshme ndaj vetës, ndaj bashkëmoshtarëve dhe shoqërisë duhet të merren masa. Besoj se mbyllja e Tiktok dhe Snapchat, nuk besoj se është zgjidhja e problemit, do të ishte lajmi i mirë që këto probleme do ti zgjidhnim me një vendim qeverie. Por se besoj, sepse së pari duhet që të analizojmë përmasat e problemet dhe të gjejmë rrënjët e tij dhe më pas të gjejmë kurën. Duhet të kuptojmë përmasat dhe origjinën e problemit, dhe unë them se nuk është origjina tek rrjetet sociale, edhe pse shumica e konflikteve nisin që atje. Por origjina është tek një mjedis social i dhunshëm, tek një marrëdhënie e ftohtë mes familjes dhe shkollës tek neglizhenca e prindërve për të bashkëvepruar me fëmijët e tyre për të kuptuar problemet. Shkolla nuk është vetëm vendi ku duhet që të mësojnë por edhe të edukohen’, tha ai.

Kikia tha se sot në shkolla mësuesi e ka të pamundur që të ushtrojë detyrën e tij.

‘Mësuesi sot e ka të pamundur që në shkollë të ushtrojë autoritetin e tij në shkollë dhe të vendos rregull në klasë dhe të kontrollojë nxënësit sepse prevakojnë të drejtat e fëmijëve përballë detyrimeve që ata duhet të kenë, prindërit të etur për të mbrojtur fëmijët e tyre reagojnë dhunshëm ndaj mësuesve edhe në rastet kur mësuesit ngrenë zërin ndaj nxënësit’, tha ai.

Sipas tij, fëmijët sot janë të rrethuar nga një mjedis ku ka dhunë. Sipas tij, duhet një mjedis më miqësor dhe më edukativ.

‘Ajo që motivon adoleshentët sot është mjedisi, rruga, fjalori, marrëdhëniet me shokët me familjen, ajo që sheh në rrjetet sociale dhe në media. Shoqëria është e ngarkuar me dhune, dhuna që ushtron i pasuri mbi të varfërin, dhuna që ushtron i pushtetshmi mbi të papushtetshmin, dhuna e atij që zë sheshin para pallatit dhe fëmijët nuk kanë se ku të luajnë. Duhet një mjedis më edukativ dhe më miqësor për këta të rinj”, tha ai.  

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)