Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht. Kjo pas një aksidenti të fluturimit të Turkish Airlines, i cili për fat të mirë nuk ka rezultuar me të lënduar, shkruajnë mediat kosovare
Një avion i kompanisë Turkish Airlines, i linjës SHBA-Turqi-Prishtinë ka dalë mbrëmjen e sotme nga pista në Aeroportin e Prishtinës, si pasojë e reshjeve të shiut.
“Ju konfirmojmë se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor ne aterim i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë te lënduar, me këtë rast aeroporti shpallet i mbyllur për një afat kohor prej disa orësh deri në përfundimin e hetimeve fillestare teknike”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.
Më herët lajmin e ka bërë të ditur një pasagjere, e cila ka thënë për KosovaPress se ata nuk po lejohen të dalin nga avioni gjë që është bërë shkak për mbylljen e aeroportit.
/Shqiptarja.com