Mbyllet 'Air Albania', FSHF mbjell barin e ri! Tirana dhe Partizani 'degdisen' në Elbasan për Europën, irritohen tifozët

Tirana dhe Partizani, dy skuadrat kryeqytetase që marrin pjesë në Kupat e Europës, nuk do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në stadiumin ‘Air Albania’. Kjo për shkak se FSHF ka mbyllur stadiumin që priti finalen e Conference League, por edhe dy ndeshje të kombëtares në muajin qershor, për shkak të mbjelljes së barit.

Është zgjedhur periudha e verës me qëllim që ‘Air Albania’ të jetë gati kur të nisë sezoni i ri, por si tifozët e Tiranës ashtu edhe të Partizanit duhet t’i ndjekin skuadrat e tyre në ‘Elbasan Arena’. Edhe vetë UEFA e ka konfirmuar këtë në faqen zyrtare duke njoftuar se Tirana do presë luksemburgasit e Dudelange në Elbasan më 12 korrik, ndërsa Partizani Gjeorgjianët e Saturbalos më 14 korrik. Zhvendosja e takimeve në Elbasan Arena bëhet edhe për faktin pasi stadium tjetër i kryqytetit ‘Selman Stërmasi’ nuk plotëson standartet e kërkuara nga UEFA.

Për këtë situatë më të indinjuarit kanë qenë tifozët e Partizanit ‘Ultras Guerrils’, të cilët kanë fajësuar klubin për situatën. Ata thonë se paaftësia e tyre do të bëjë që ndeshja të spostohet në Elbasan ku dihet se numri i tifozëve ulet ndjeshëm. Hera e fundit që Partizani ka luajtur një ndeshje të Kupave të Europës në ‘Air Albania’, ose ish ‘Qemal Stafën’ është në 2015.

Ndonëse janë bërë stadiume të reja edhe këtë verë Kupat e Europës e kapin futbollin shqiptar ‘mat’. Edhe Laçi, një tjetër skuadër që merr pjesë në ‘Conference League’, ndeshjen kundër ISKRA-s do ta luajë në ‘Elbasan Arena’. Skuadra e vetme shqiptare që merr pjesë në Kupat e Europës me stadiumin e saj është Vllaznia.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barzay: 21/06/2022 17:58

    Kjo don me than se i bajn punet me mrapanice.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?