TIRANË - Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka mbyllur sot operacionin në Hudenisht të Pogradecit, ku në katër ditë ka shembur 20 objekte.
INUK gjatë këtyre katër ditëve ka fokusuar punën në zonën e Pogradecit, më konkretisht në lirimin e trasesë për rrugën Lin-Pogradec, veçanërisht në Hudenisht. Gjatë këtyre katër ditëve, bëjnë të ditur drejtues të INUK, janë shembur 20 objekte: 7 njëkatëshe, 5 dykatëshe, 5 trekatëshe, 2 katërkatëshe dhe një 6 katësh (me shpërthim të kontrolluar). Tashmë INUK me mjetet e veta, ka nisur edhe pastrimin e zonës. /ATSH/
/Shqiptarja.com