COVID-i mbyll bashkinë e Malësisë së Madhe, kreu: Ambienti është dezinfektuar, të hënën fillojmë nën masa të rrepta

Tonin Marinaj, kryetari i bashkisë të Malësisë së Madhe në një lidhje me skype në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv tha se të hënën institucioni  do të fillojë normalisht punën me masa të rrepta.

"Pas konfirmimit të punonjësve me COVID, ambienti është dezinfektuar. Ata nuk shfaqën asnjë simptomë. Kjo do të quhet si ditë pushimi dhe puna do të fillojë të hënën", tha Marinaj.

Bashkia e Malësisë së Madhe është e para që është mbyllur në vend për shkak të koronavirusit. Tre punonjësit e prekur nga COVID-i  janë dy sekretare dhe një shef shërbimi, ndërkohë që priten përgjigjet për 6 të tjerë që kanë pasur kontakte.

Deri më tani Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID, një të infektuar dhe një viktimë duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura. Numri i të prekurve tashme shkon në 4 ndërsa priten përgjigjet për 6 të tjerë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë