Në kuadër të masave për parandalimin e COVID-19 policia e Elbasanit ka vënë në hetim një person me inicialet Z.C. Shkak sipas policisë është bërë denoncimi nga qytetarët.
Edhe pse biznesi mund të tregtonte ushqime të shpejta dhe kafe në dorë, nuk ka respektuar distancën gjatë shërbimit me klientët, ku një pjesë e tyre konsumonin kafen dhe në brendësi të lokalit.
Pronari ka bërë debat me policinë, ndërsa uniformat blu i kanë treguar arsyen e bllokimit, telefonatat denoncuese të marra nga qytetarët për mosrespektimin e masave të sigurisë. Edhe më herët personi në fjalë është këshilluar nga policia që të respektojë distancën e sigurisë. Në ndihmë të policisë kanë ardhur dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë.
Ai do të hetohet për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe “Fshehja e të ardhurave". Biznesi është në lagjen "Aqif Pasha" i papajisur me licencë.