Mbyllet Censi 2023/ A u bë regjistrimi i plotë popullsisë? Qytetarët në Durrës: Nuk erdhën anketuesit në banesa

Durres- INSTAT nuk ka trokitur në çdo derë për të kryer regjistrimin e plotë të popullsisë. Dy ditë pas mbylljes së “CENS 2023”, disa qytetarë në Durrës thanë se kanë mbetur pa regjistruar, pasi anketuesit nuk janë paraqitur për mbledhjen e të dhënave.

Censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave ka përfunduar zyrtarisht të mërkurën e 15 nëntorit, por disa qytetarë kanë mbetur pa regjistruar.

Në Durrës qytetarët deklarojnë për Report TV se anketuesit nuk kanë shkuar asnjëherë në banesat e tyre, përgjatë gjithë procesit nga 18 shtatori deri më 15 nëntor. Ndërkohë të tjerë thonë se e kanë plotësuar formularin me 100 pyetje.

“Jo nuk ka ardhur askush. Jetoj afër gjykatës në shtëpi private. Unë jetoj në pallat. Po kanë ardhur. Jemi regjistruar. Kane ardhur na kanë regjistruar. Tek lagjia nr 18. Po kanë ardhur por skemi qenë ne në banesë” thonë banorët

INSTAT deri më tani nuk ka të dhëna për numrin e familjeve që kanë mbetur jashtë regjistrimit. Rezultatet e para të Censit 2023 pritet te dalin në muajin prill 2024 dhe ato finale në fund të vitit të ardhshëm.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lipe shtogu: 18/11/2023 00:01

    Ata që kanë bërë censusin nuk kishin pik organizimi. E para njëherë,a mundet që t’a kryesh këtë rregjistrim vetëm gjatë orarit të punës!? Dihet që njerzit nuk jane te gjithë pensioniste,ata janë në punë e kanë 100 mij halle dhe s’kane nge të të bëjnë punën tënde,je ti që duhet të organizohesh dhe të vish pas orarit te punes,pra instati duhet ta organizonte punen me dy turne. E them këtë sepse kur më erdhën një her dy vajza kur unë isha në shtepinë e vajzes sime dhe u thashe hajdeni kurdoqofte mbas ores 18:00 se atehere vjen nga puna. Ok ,thanë ato. Por pas disa ditësh që rastisa aty,erdhën përsëri po ato të dyja dhe u thashë se ,unë iu thashë njeher se kur duhet të vini,por si duket e bëni ‘me la gojën’,se kjo pune s’behet keshtu.Pastaj çfar leverdie keni që më mire të mos i gjeni se sa ti gjeni njerzit në shtëpi..!? Sepse ti vertet rastise e me gjete mu dy here te shpia e femis tim,por ti se bere punen tende se s’deshe,se po te doje ti vije ne orarin qe te thashe. Tjetër,kur kanë ardh në shtëpinë time,ka qenë vetëm një person dhe bënte disa pyetje qe mua me dukeshin të çuditshme. E lashë të pyeste dhe shpresoja që ai të vazhdonte,duke patur parasysh se ç’pyetje përmban censusi,por ai tha kaq ishte,mbaroi dhe iku pa më treguar asgjë çfar ai shkruante në census. A ka më papërgjegjsi se kaq.!? Konkludova me vehten time ,se censusi është një farsë,thjesht ka qëllime të tjera dhe jo për rregjistrimin e popullsise dhe pronave. Ka qenë më i saktë censusi i 2011 edhe pse kishte mangesi te tjera,por te pakten organizimi ishte më i mirë.

    Përgjigju
  • Banor Shallvare: 17/11/2023 22:35

    Asnjehere nuk jam kontaktuar as ne banese as me telefon. Nese ka ardhur dikush gjate orarit zyrtar te punes, per sa me takon nuk ka ardhur askush. Shpresoj te mos e kene plotesuar vete ne emer te familjes time.

    Përgjigju
  • fuat: 17/11/2023 16:37

    Nuk eshte i vertete pretendimi sepse ka plot familje qe nuk e hapnin deren,regjistrusit kane ardhur shum here.

    Përgjigju
    • Po ashtu: 17/11/2023 16:54

      Por asnjë letër nuk kanë vendosur të vertetojnë se kanë ardhur shumë herë

  • Artan: 17/11/2023 16:22

    Edhe ne qender te Tiranes asnje nuk na erdhi te na pyesi. Kane pyetur valle njeri?!

    Përgjigju
    • Katnari: 17/11/2023 21:23

      Vallahi jo

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë