Përfundon sot numërimi i popullsisë dhe banesave, Censi 2023 duhet të ishte mbyllur, por u shty me dy javë

Përfundon sot numërimi i popullsisë dhe banesave, Censi 2023 duhet të ishte mbyllur, por u shty me dy javë

Përfundon sot numërimi i popullsisë dhe banesave në të gjithë vendin. Censi nisi në 18 shtator të këtij viti dhe duhet të përfundonte në 30 tetor, por u shty nga INSTAT për shkak se nuk ishin numëruar të gjitha qytetet e vendit.

Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë.

Për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në terren janë angazhuar më shumë se 5200 anketues, ndërsa rezultatet finale të këtij censi do të publikohen vitin e ardhshëm.

Sipas ligjit “Për Censin e Popullsisë dhe të Banesave”, të gjithë qytetarët në moshë madhore mbi 18 vjeç janë të detyruar t’u përgjigjen pyetjeve të censit.

Ky është censi i 12 që zhvillohet në vend që nga viti 1923, Kostoja do të jetë 16.5 milionë euro, dhe është i rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik. Censi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censi 2001.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë