Dyshimi se një pjesëtar i stafit të çerdhes numër 16 në ish bllok me covid-19, ka sjellë reagimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë Tiranë, Zhaneta Beqiri e cila tha se kjo çerdhe është pezulluar për 14 ditë, pasi ka një rast të dyshuar. Gjithashtu Beqiri tha së është bërë vetëkarantimi për të gjithë stafin.
"Nga 1 qershori e në vazhdim që lidhet me higjienën si dezinfektimi i duarve dhe ambientit, matja e temperaturës, dyshohet për një rast dhe janë marrë masat menjëherë ku u bë ridezinfektimi në çerdhen 16 dhe larguam nga çerdhja atë grup edukatorësh dhe sanitarësh që të mos ishin në ambientet e çerdhes. Sot ISHSH ka dalë më një vendim të ndërmjetëm ku pezullon shërbimin për 14 ditë në mënyrë që i gjithë stafi i çerdhes të jetë pjesë e hetimit epidemiologjik. I gjithë stafi do të vetëkarantinohet", tha Beqiri.
Drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë Tiranë, Beqiri tha se Bashkia e Tiranës ka përgjegjësi të plotë për të garantuar higjienën dhe montuar zbatimin e kontrolleve duke thënë se kjo ka ndodhur
"Bashkia e Tiranës ka përgjegjësi të plotë për të garantuar higjienën dhe për të qenë strikt me të gjitha rekomandimet që vijnë nga Operatori Shëndetësor Vendor dhe ISHSH duke zbatuar me rigorozitet të gjitha vendimet. Gjatë gjithë kësaj periudhe janë monitoruar nga bashkia jo vetëm të furnizohem me paketat e duhura higjienike por dhe që këto paketa të respektohen. Ne jemi alert ndaj çdo ndryshimi të temperaturës të fëmijëve dhe stafi dhe atë e raportojë menjëherë që të garantojmë shëndetin e tyre", tha Beqiri.
Çerdhja numër 16 në ish-Bllok është mbyllur këtë të hënë, pasi dyshohet se një pjesëtar i stafit të jetë prekur me COVID.
Lajmi kryesor:
Mbyllet çerdhja në Bllok, dyshohet se një person i stafit i infektuar me COVID! Zhaneta Beqiri: Të gjithë janë në vetëkarantinë për 14 ditë
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.3%
-
Pak
12.3%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas ridelegimit në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani shfaqet përkrah Ramës në inspektimin e punimeve të shkollës ‘Edith Durham’: Gati më 15 shtator
22 Mars, 16:42
-
Pas ‘ridelegimit’/ Ristani shkarkon nënkryetaren dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës: S’ka krizë, me Veliajn asnjë masë sigurie s’e zbeh besimin
21 Mars, 14:14
-
Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës
21 Mars, 10:47
-
Veliaj rikthen Ristanin: Me Ramën asnjë përplasje, veçse mall të takohem! Jam në izolim, s'e dija që delegimi te Goxhaj s'ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues
20 Mars, 17:50
-
Dosja ‘5D’/ GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë, të pandehur 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave në Bashkinë e Tiranës! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)
18 Mars, 14:02
-
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor
14 Mars, 16:25
-
Arbër Veliaj sqaron financimin prej tij të studios ligjore Kasowitz që mbron Presidentin Trump: Mbështetja juridike për Erion Veliajn, një akt për drejtësinë dhe të vërtetën
10 Mars, 19:50
-
Arrestimi i Veliajt/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e nënës së Xoxës për heqjen e sekuestros së vilës në Qerret! Shtyhet për të mërkurën ankimimi i Ajolës
10 Mars, 10:29
-
8 Marsi, Veliaj: Kam lënë porosi që transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat
7 Mars, 18:28
-
Tiranë/ 'Trashëgimia për të Gjithë', godina e ish-Komandës së Gardës do kthehet në qendër kulturore, Rama: Mund të quhet Muzeu 'i veshjeve të shtetit'
1 Mars, 17:41
-
KAS: Celibashi s’duhet të kishte lejuar takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej
27 Shkurt, 18:00
-
Ish-blloku do kthehet në zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset! Goditje edhe parkimit të dyfishtë
24 Shkurt, 15:08