Gjykata e Romës ka mbyllur dje çështjen për tragjedinë e Otrantos, ku humbën jetën 81 qytetarë shqiptarë. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Tretë është kundërshtuar nga familjarët e viktimave,të cilët për vite kanë tentuar që të dënohen autorët e kësaj tragjedie.“Vendimi ishte i padrejtë”, kështu janë shprehur familjarët e personave që humbën jetën në bordin e anijes “Kateri i Radës”.
Ndërkohë, gjykata nuk ka dhënë asnjë denim për dy kapitenët e anijes, Fabrizio Laudadio, kapiten i anijes ushtarake italiane “Sibila” dhe Namik Xhaferri, kapiten i “Kateri i Radës”, ku kjo e fundit u mbyt më 28 mars, të vitit 1997.
Tragjedia ndodhi në 28 mars të vitit të trazirave 1997, kur anija me rreth 115 persona në bord u nis drejt bregdetit italian për një jetë më të mirë, por gjithçka për ta do të përfundonte me mbytjen në kanalin e Otrantos.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com