TIRANE - Përfundon greva e ish-të përndjekurve politikë me premtimin se ditën nesërme do rikthehen sërish në grevë, për të kërkuar të drejtat e tyre dhe demshpërblimin në masën që u takon.

Në mbyllje të grevës, pjesëmarrësit theksuan se nuk ndalojnë para askujt dhe se janë të vendosur ti shkojnë çështjes deri në fund.

”Nesër do të dalim në një konferencë shtypi dhe do të vazhdojmë grevën e urisë pasi do të konsultohemi me të gjithë ish-të përndjekurit politikë, ku do ta zgjerojmë edhe më tepër. Në qoftë se nuk do të kërkojnë negociata me ne, për t’u ulur dhe për të kërkuar atë që ne na i kanë mohuar, por njëkohësisht do të dalim në një kërkesë-padi në gjykatë. Sot e quaj të mbyllur grevën. Nesër e mbrapa jemi përsëri në protestë dhe në grevë, për të vazhduar për kërkesat tona në mënyrë demokratike, për të realizuar ato që na jep ligji.” tha njëri nga ish-të përndjekurit

Grevistët bëjnë me dije për kamerën e A1 Report, se greva do të zhvillohet në ambjentet e Insitutit të ish-Përndjekurve politik. 

Ata fajsojnë mazhorancën aktuale për mosmbajtjen e premtimeve dhe për tallje karshi tyre.

Greva, në ndryshim nga paraditja e së enjtes, ku disa protestues u rebeluan pas futjes mes tyre të deputetes së Partisë Demokratike, vijoi e qetë deri në mbylljen e saj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)