TIRANË- SPAK mbylli hetimet për dosjen “Partizani” mbi procedurat korruptive, sipas prokurorisë së Posaçme, për privatizimin e ish-klubit sportiv, mbi trualli e së cilit u ndërtuan 19 kulla nga dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, duke u siguruar të pandehurve një fitim të konsiderueshëm nga ky biznes që nisi me paligjshmëri.
Hetimet 4-vjeçare u mbyllën me 5 të pandehur, ish-kreun e qeverisë Sali Berisha nën akuzë për korrupsion pasiv në arrest shtëpie bashkë me dhëndrin Jamarbër Malltezi i pandehur për korrupsion pasiv e pastrim parash, ndërtuesin Fatmir Bektashi të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, biznesmenin Xhimi Begeja trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' nën akuzë për pastrim parash, dhe Andia Pustinën, financieren që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të “Homeplan”, gjithashtu e akuzuar për pastrim parash.
Avokatët e të pandehurve u paraqitën njëri pas tjetrit në SPAK për tërheqjen e akteve hetimore me të gjitha provat kundër tyre.
Që nga kjo e mërkurë, brenda 10 ditëve avokatët dhe të pandehurit duhet të paraqesin, nëse kanë, kundërshtimet e tyre, në lidhje me aktet e vëna në dispozicion nga SPAK. Më tej, Prokuroria e Posacme do të vendosë për dërgimin e dosjes në Gjykatë që me shumë gjasa do të ndahet në fraksione, duke e lënë ende të hapur pjesë të saj të cilat lidhen me vendime të tjera të marra nga ish-kryeministri që mund të kenë shërbyer për të pasuruar familjarët e tij, njësoj si me marrjes e truallit të Kompleksit Partizani ku pikësëpari përfitoi dhëndri i tij.
Një gjyqtar i zgjedhur nga shorti elektronik do të ndajë fatin e dosjes Partizani në një seancë paraprake që pritet të jetë në fund të tetorit. Për nga dosja voluminoze e dy hetuesve Arben Kraja dhe Enekeleida Minolla, gjyqtarit paraprak do t’i duhet kohë të vendosë nëse janë kryer hetime të plota, cka do të hapte procesin gjyqësor në themel. Kjo do të jetë përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare. I njëjti gjyqtar në seancë paraprake, mund ta rikthejë dosjen në SPAK për hetime të mëtejshme ose ta pushojë çështjen.
Dosja 'Partizani', të pandehur
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' akuzohet për 'Pastrim Parash'
Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k - Akuzohet për 'Pastrim Parash'
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
Ore SPAKUT bravo i qoft pēr ktē gjē tē pērkryer qē po 7 tregoin Shqiptarve krimet e vjedhjet e familjes Sali Bajgēs. Gjykata tani sa mē shpejt ti japi dēnimin e merituar qenit bastard Sali Bajgēs.
PërgjigjuC.fare ndodh!!!???.Denohet Saliu sado minialisht dhe i vjen rradha Rames Metes Gjiknurit dhe muteris
PërgjigjuHajdutët edhe na gënjejnë sepse janë edhe të pa fytyrë
Përgjigju