Fundi i etapës së 6 dhe përfundimtare nuk pati surpriza në klasifikimin e përgjithshëm.
Në kategorinë e motorëve u konfirmua kampion italiani që merrte pjesë për herë të parë në Shqipëri, Paolo Ceci.
Përgjatë gjithë etapave Ceci tregoi më të mirën e tij duke u shkëputur që në fillim e me pas iu desh vetëm të administronte avantazhin e koheë që arriti të krijonte.
Paolo Ceci është një nga pilotët më të mirë italian në kategorinë e moto rally-it edhe pjesëmarrës disa herë i garës së famshme të rally Dakar.
Ndërsa në kategorinë e makinave i zakonshmi Renti Sina nuk zhgënjeu edhe këtë vit. Kampioni 9 herë i Rally Albania-s konfirmoi veten si një nga pilotet me te mire dhe personazh i padiskutueshëm i historisë së këtij sporti në vendin tonë.
Pas një nisje të ngadalte në etapat e para Sina që shoqërohet prej gjatë vitesh ne garat rally nga pilotja gjermane Dolly Vittbrger arriti të vinte në zbatim strategjinë e tij të përhershme, duke ruajtur maksimalisht makinën gjatë fillimit të garës dhe rritur shpejtësinë në mënyre graduale.
Ky edicion i Rally Albania 2015 pati një pjesëmarrje të madhe nga pilotet e huaj dhe është kthyer tashme një ndër garat off-road me te bukura të Europës.
d.b/shqiptrarja.com