Mbyllet merkato e transferimeve
ja cilat janë më të bujshmet e verës

Mbyllet merkato e transferimeve<br />ja cilat janë më të bujshmet e verës
Mbyllet merkato e transferimeve në futbollin botëror, teksa për surprizën ka menduar Manchester United duke blerë sulmuesin Radamel Falcao për shumën e 65 milionë Eurove. Kolumbiani ishte pothuajse i Realit të Madridit deri në orët e fundit, por vendosi të ndryshojë destinacion duke zgjedhur Premier Leaguen. Formula e blerjes është huazim me detyrim blerje, 10 mln euro Manchester do i paguajë menjëherë dhe 55 të tjera pas një viti. Falcao firmosi një kontratë 4-vjecare me rreth 10 mln euro në sezon. Kështu pas blerjes së Di Marias, kjo ishte goditja e dytë e madhe e United këtë edicion duke krijuar një super ekip që pretendon të rivalizojë për titull edhe pse nisja nuk ka qenë aspak e mirë, por me “El Tigre” dhe “Angel” priten ndryshime. Nuk mbeten pas as Celsi që bleu për 40 mln Euro sulmuesin Diego Costa nga Atletiko Madrid, pa harruar portierin Kurtua dhe Fabregas.

Arsenali u mjaftua me sulmuesin kilian Sancez, ndërsa Liverpuli harxhoi jo pak, por 100 milionë Euro me emra të rinj, që kryesohen nga Baloteli. Edhe pse United goditi në fund fuqishëm, Reali i Madridit vazhdon që të mbetet mbret i transferimeve. Kampionët e Europës e nisën me James, i cili u ble për 80 mln Euro, më pas Toni Kros 30 milionë Euro dhe së fundmi Javier Hernandez, që kaloi në formë huazimi, por nuk duhet harruar edhe portieri Navas që pritet t’i zero vendin Casillas. Megjithatë edhe Barcelona nuk mbeti pas, teksa i pagoi 81 milionë Euro Liverpulit për të afruar në “Camp Nou” sulmuesin uruguaian Luis Suarez.

Vlera e kartonit të bomberit amerikano latin nuk ra aspak nga pezullimi 4 mujor, madje katalanasit nxituan ta zyrtarizonin ende pa përfunduar botërori. Kampionët në fuqi të Spanjës bënë 3 blerje të forta si Grizmean, Manzukic dhe Cherci nga Torino. Flamurin e Francës e mbanë PSG me kalimin e mbrojtësit Luiz nga Celsi për 60 milionë Euro. Një shumë e tillë nuk ishte paguar më parë për një mbrojtës.

Në Gjermani Bayern Mynih transferoi Xabi Alonson dhe mbrojtësin maroken Benatia për 26 milionë Euro. Dortmund mori golashënuesin më të mirë të Serie A, Ciro Immobile për 20 milionë. Merkaton më të varfër e kanë kryer ekipet italiane, që me modën e re synojnë lojtarët në fund të kontratave ose në formë huazimi. Komentet janë të tepërta kur shikon që goditja më e bujshme e italianëve është sulmuesi Torres që kaloi te Milani nga blutë e Londrës në formë huazimi. Roma mbetet mbretëresha e merkatos italiane me blerjen më të shtrenjtë, Iturbe. Ndërsa Juve dhe Interi u mjaftuan me ata që kishin.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin