Mbyllet misioni DIE, Gaiani:Sukses
në ndihmë të forcave të armatosura

Mbyllet misioni DIE, Gaiani:Sukses<br />në ndihmë të forcave të armatosura
TIRANE- Një dekorim nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, një pllakatë nga ushtarakët italianë dhe shtrëngime duarsh, ishin simbolikat e përmbylljes së misionit të Delegacionit Itallian të Ekspertëve në Shqipëri. Më 26 gusht mbushen plot 16 vjet, kur u firmos protokolli ministerial i dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë, pas nevojës që kishte vendi ynë për mbështetje, si pasojë e kaosit të vitit 1997.
 
Në ambientet e Rezidencës Italiane në Tiranë, u zhvillua të premten ceremonia e përmbylljes së këtij misioni ushtarak të suksesshëm. Në këtë aktivitet, merrnin pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Italiane, Admiral Luigi Binelli Mantelli, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, komandanti i Delegacionit italian të Ekspertëve, Masimo Pelegrini, ministri shqiptar i mbrojtjes, Imami, shefi i shtabit, Xhemal Gjunkshi dhe dhjetra ushtarakë nga shqiptarë e italianë.
 
I pari që e mori fjalën ishte kryediplomati italian në Tiranë, Massimo Gaiani, i cili e konsideroi punën 16-vjeçare të DIE-s, si një sukses të pakrahasueshëm në ndihmë të forcave shqiptare të armatosura.
 
Ceremonia për ambasadorin Gaiani ishte: "Më tepër sesa një fazë përmyllëse, kjo shënon një fazë të re të bashkëpunimit, duke i dhënë më shumë dinjitet forcave të armatosura shqiptare dhe italiane, në këtë mision të tyre kaq fiksnik. Gjithashtu, këto janë objektiva të përbashkëta që shohin të impenjuar Italinë dhe Shqipërinë në kuadër të NATOS-s, por edhe në kuadër të operacioneve europiane, gjithashtu edhe në nivel rajonal. Do të dëshiroja gjithashtu me shumë kënaqësi, të vija theksin në faktin, se ky reformim i forcave të armatosira shqiptare, erdhi jo vetëm për meritat e saj, por edhe falë ndihmës së forcave të armatosura italiane, nëpërmjet pranisë në Shqipëri të Delegacionit Italian të Ekspertëve".
 
Kënaqësinë e bashkëpunimit 16-vjeçar, nuk e fshehu as Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Italiane, Admiral Luigi Binelli Mantelli, i cili në një përshkrim të shkurtër historik, kujtoi kohët që nga Skënderbeun e De Radën, e deri të nisja e bashkëpunimit intensiv mes dy ushtrive në vitin 1997.
 
"Pas shumë ngjarjeve që ndoqën vendin tuaj, vendet tona u bashkuan fillimisht për të përballuar emergjencat e më pas për të vazhduar drejt një forme më të strukturuar, si ajo e Delegacionit Italian të Ekspertëve. Kjo ceremoni shenon fundin e një përvoje prej 16 vjetësh, e një përvoje që u mbyll me shumë suksese dhe arritje, një përvojë mjaft domethënëse, me rezultate që çuan në ristrukturimin dhe riorganizimin e forcave të armatosura dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO, më 1 prill 2009. Mbyllja e misionit të DIE-s, është një dëshmi konkrete e një mirënjohjeje të jashtëzakonshme dhe një arritje e rezultateve, sidomos e forcave të armatosura shqiptare dhe bashkëpunimit dypalësh ndërmjet vendeve tona", u shpreh Mantelli.
 
Ndërkohë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Imami, duke falenderuar misionin italian, tregoi dhe nevojat që kishte Shqipëria në kohën kur nisi ky bashkëpunim.
 
Para kësaj ceremonie, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Italiane, Admiral Luigi Binelli Mantelli, shoqëruar dhe nga ambasadori Gaiani, u prit dhe nga homologu shqiptar Gjeneral Major, Xhemal Gjunkshi, nga ministri i Mbrojtjes Imami. Më herët, ushtaraku i lartë italian, u prit dhe nga Presidenti Nishani, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut