Mbyllet paqësisht protesta për vrasjen e Klodjan Rashës në Durrës, e cila ka zgjatur më pak se në rrethet e tjera.

Një situatë krejt ndryshe nga çfarë kemi parë gjatë protestave në Tiranë dhe qarqe të tjera të vendit, na është shfaqur sot në këtë qark. Të rinjtë, të cilët kanë dalë në shenjë proteste për vrasjen e Klodjan Rashës, pas rreth një ore protestë paqësore, në fund kanë përqafuar policët dhe u kanë dhënë atyre dorën, duke bërë kështu "paqe" me to.

Nga ana tjetër në Tiranë, në ditën e katër të protestës, të rinjtë protestues kanë vijuar të thyejnë sinjalistika rrugore dhe janë nisur në drejtim të drejtorisë së policisë Tiranë, duke vijuar thirrjet për largimin e Ardi Veliut, si dhe u kanë kërkuar policëve që të heqin kapelet.

Kurse të rinjtë në Durrës, si duket nuk kanë akuzuar të gjithë policinë si të përfshirë në këtë ngjarje, të rëndë, ku natën e 8 dhjetorit, 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar nga një polic, pasi ky i fundit e ka ndjekur sepse kishte shkelur orën policore.

Nisur nga kjo video, pa dyshim mund të themi se Durrësi është bërë shembull i bukur sot për mënyrën paqësore se si ka protestuar. Kjo më shumë i ka ngjarë një marshimi, sepse nuk ka pasur dhunë dhe as përplasje me policinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Protesta e dhunshme për vrasjen e Klodjan Rashës, Balla shkon në Elbasan! Llatja: Po përdorin fëmijët

1607806736_Screenshot1.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla gjatë protestës që është zhvilluar sot në Elbasan për vrasjen e Klodjan Rashës, ka qenë vetë personalisht atje duke biseduar me to.

Bashkë me të ishte dhe kryebashkiaku Gledian Llatja të cilët ndodheshin në qendër të qytetit, për të biseduar më minorenët të cilët dëmtuan kosha mbeturinash dhe ndriçimin e dekorit festiv.

"I përdorim fëmijët ata janë fëmijë janë të vegjël ma i madhi ishte 16 vjeç", tha Llatja.

Ora 20:05
'Unë jam Klodjani'! Protesta në Elbasan, disa të shoqëruar! Shkon edhe Balla (VIDEO)

Përpos Tiranës dhe Durrësit, protestë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha mbrëmjen e sotme është zhvilluar edhe në Elbasan.

Protestuesi të cilët kanë qenë një grup të rinjsh u mblodhën në qendër të qytetit duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Rashës. Nga tubimi janë shoqëruar disa persona. Një pjesë e protestuesve në fund kanë mbajtur një minutë heshtje për të riun që u vra nga polici.

Gjatë protestës të rinj të moshave të ndryshme kanë thyer zbukurimin para stadiumit të Elbasanit ku ishte vendosur viti 2021 ndërkohë përgjatë bulevardit janë rrezuar koshat e mbeturinave si dhe janë këputur dritat e një peme ku bashkia i kishte vendosur si zbukurim.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla gjatë protestës ka qenë vetë personalisht në Elbasan duke biseduar me to. Bashkë me të ishte dhe kryebashkiaku Gledian Llatja.