Përpos Tiranës dhe Durrësit, protestë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha mbrëmjen e sotme është zhvilluar edhe në Elbasan.
Protestuesi të cilët kanë qenë një grup të rinjsh u mblodhën në qendër të qytetit duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Rashës. Nga tubimi janë shoqëruar disa persona. Një pjesë e protestuesve në fund kanë mbajtur një minutë heshtje për të riun që u vra nga polici.
Gjatë protestës të rinj të moshave të ndryshme kanë thyer zbukurimin para stadiumit të Elbasanit ku ishte vendosur viti 2021 ndërkohë përgjatë bulevardit janë rrezuar koshat e mbeturinave si dhe janë këputur dritat e një peme ku bashkia i kishte vendosur si zbukurim.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla gjatë protestës ka qenë vetë personalisht në Elbasan duke biseduar me to. Bashkë me të ishte dhe kryebashkiaku Gledian Llatja.
Lajmi kryesor:
Më në fund një mesazh i bukur nga protestat/ Mbyllet paqësisht në Durrës, protestuesit përqafojnë dhe u japin dorën policëve (VIDEO)
