Pas më shumë se dy orësh është mbyllur dita e 4 e protestës në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë. Ndryshe nga tre ditët e kaluara, protesta e së shtunës ishte më e qetë, megjithëse nuk munguan sulmet ndaj institucioneve, plasja e kapsollave dhe rrëzimi i sinjalistikave rrugore.
Grupi i protestuesve ashtu si dhe në protestat e kaluara ka qenë i përbërë kryesisht nga të rinj dhe të mitur. Ata kanë marshuar fillimisht në drejtim të kryeministrisë dhe pasi kanë hedhur kapsolle aty janë drejtuar për nga Drejtoria e Policisë Tiranë, por janë kthyer pas nga efektivët me gaz lotsjellës. Pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës protestuesit janë shpërndarë në disa zona në Tiranë. Ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shoqëruar disa prej tyre, pas përplasjeve, ndërsa një specialist për hetimin i komisariatit numër 1 u plagos në sy nga një kapsollë.
Thirrjet që i kanë shoqëruar gjatë gjithë protestës kanë qenë “Rama ik”, Drejtësi për Klodjanin, dhe të "largohet Ardi Veliu". Sakaq u kanë kërkuar edhe policëve që po vëzhgonin situatën që të heqin kapelet. Mes protestuesve ishte edhe ish deputetja e LSI Floida Kërpaçi, si dhe përfaqësues të Aleancës për Tetrin. Rreth orës 20:30 protesta u shua, të rinjtë u shpërndanë në disa zona nuk po dilnin më në skenë, e kështu nisi normalisht qarkullimi i mjeteve në ato zona ku ishin përqëndruar protestuesit.
Këtë të shtunë protesta ka nisur pas orës 18:00, pasi u grumbulluan pak e nga pak protestuesit të cilët në fillim ishin të paktë në numër. Situata ka qenë më e qetë se 3 ditët e tjera, pasi edhe forcat e policisë kanë qenë të parapërgatitura për atë se çfarë do të ndodhte. Megjithatë nuk kanë munguar as incidentet. E sulmuar sot ka qenë edhe ministria e Ekonomisë, të cilës i kanë thyer xhamat, ndërsa një qytetar u ndje keq pasi policia hodhi gaz lotsjellës.
Por situata u paraqit ndryshe në Durrës ku protestuesit ishin më shumë se paqësore. Ata u treguan miqësorë duke përqafuar policët. Në Elbasan protestuesit i vunë zjarrin koshave të plehrave dhe thyen dekorimet festive, megjithatë situata nuk ka qenë shqtësuese.
Kujtojmë se në 3 ditët e para të protestës ka pasur tensione dhe dhunë nga ana e protestuesve të cilët kanë sulmuar institucionet, dhe kanë shkatërruar semaforë, tabela, dhe gjithçka çfarë kanë gjetur në kryeqytet. Protesta janë zhvilluar dhe në disa qarqe të vendit, në disa prej tyre të qeta e në disa me tensione dhe shkatërrime. Një prej tyre ka qenë edhe ajo e Shkodrës ditën e sotme. Edhe përgjatë 3 ditëve të para të protestës protestuesit, kanë hedhur gurë, flakadanë dhe disa zbukurime të vendosura në qendër për festat e fundvitit ndaj efektivëve të policisë. Për shumë orë, ata nuk kanë kursyer as koshat e mbeturinave, stolat, tabela të qarkullimit rrugor dhe shumë sende të tjera duke i dëmtuar. Edhe stacionet e autobusëve e semaforët u dëmtuan rëndë, duke shkaktuar shumë rrëmujë në qytet.
Policia e Shtetit njofton se gjatë protestës së të shtunës, rreth orët 19:30 është dëmtuar rëndë në sy një tjetër efektiv i policisë. Efektivi dyshohet të jetë lënduar si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura nga turma e protestuesve.
" Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës protestuesit janë shpërndarë dhe situata në këto momente duket e qetë në Tiranë.
Te ministria e Brendshme, qarkullimi vijon normalisht. Forcat Shqiponja vijojnë kontrollet në grup për të pasur situatën në kontroll.
Situata duket e qetë edhe te Stadiumi Dinamo.
Protestuesit ndodhen pranë drejtorisë së policisë Tiranë dhe kanë rrëzuar një prej sinjalistikave.
Policia ka vepruar menjëherë duke hedhur gaz lotsjellës.
Sinjalistika është rrëzuar në disa rrugë të qytetit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke 'krehur' rrugicat e lagjës 'Myslym Shyri' duke marrë për të shoqëruar protestuesit e dhunshëm.
Ndërkohë që situata është qetësuar ndjeshëm pasi protestuesit janë të shpërndarë nëpër rrugica.
Policia ka shoqëruar disa protestues në këto momente, pas tensioneve në protestë.
Protestuesit ishin duke shkuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës por policia i ndali me gaz lotsjellës, duke dëmtuar serish pasuritë publike.
Polica ka hehdur gaz në protestë për të shpëndarë turmën e cila ishte nisur drejt drejtorisë së policisë Tiranë, dhe si pasojë një protestues po ndihet keq si pasojë e gazit që është përdorur.
Tensionohet situata në protestë. Ndërsa protestuesit janë nisur drejt drejtorisë së policisë Tiranë ata janë kthyer mbrapsht pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës.
Momentalisht ata janë në rrugën Myslim Shyri.
Pas qëndrimit për disa minuta para Kryeministrisë, protestuesit janë duke u zhvendosur në këto momente në drejtim të Ministrisë së Brendshme, duke dëmtuar dritaret e Ministrisë.
Por nuk janë ndalur aty dhe po vazhdojnë marshimin. Protesta para Kryeministrisë ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur asnjë konfrontim me policinë.
Edhe këtë herë nuk kanë munguar të miturit. E pranishme është edhe ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi. Po shkojnë drejt Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit kanë nisur aksionin dhe situata është tensionuar paksa. Ata kanë thyer grilat e ministrisë së Ekonomisë.
Protestuesit janë zhvendosur drejt kryemoinistrisë. Ata mbajnë në duar postera ku shkruhet drejtësi për Klodjanin.
Por ndryshe nga dje deri në këto momente situata është e qetë. Më tej kanë vijuar marshimin me thirrjet poshtë qeveria.
Ka filluar protesta në Tiranë për vrasjen e Klodjan Rashës.
Protestuesit të cilët janë kryesisht të rinj kanë filluar të hedhin kapsolle pranë trotuareve të Kuvendit.
Megjithatë situata duket e qetë. Edhe qarkullimi i makinave vijon normalisht.
Mbërrijnë protestuesit e parë te bulevardi Dëshmorët e Kombit, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.
Aktualisht janë një grumbull i vogël protestuesish dhe ata duken se janë kryesisht të rinj.
Momentalisht situata duket e qetë.
Në ambientet përreth ministrisë së Brendshme ka forca të shumta të policisë por asnjë protestues. Ndonëse ora ka shmuar 18:00 orë në të cilën pritej të fillonte protesta, protestuesit nuk janë grumbulluar ende në Tiranë.
Në këtë zonë në këto momente ende nuk ka prani të protestuesve. Nuk ka një skenar të gatshëm se si do të vijojë protesta e ditës së sotme, por pritet për tu parë në vijim. Sakaq nuk dihet nëse do të ketë një lider që do të udhëheqë protestën apo do të zhvillohet si ditët e para e ndarë në disa lagje të Tiranës.
Momentalisht situata është e qetë.
Dje pashe faqen e MSN/WORLD dhe pashe qe kemi dale ne /tabelen e nderit/neve me protestat dhe Kosova me gjyqin e drejtuesve te UCK.S.d.q.nje sugjerim kam per policine:Ne doni te gjeni e te arrestoni me shume huligane,filloni te kontrolloni rrjetet sociale,se/trimat/do tregojne veten e shoket gjate protestave,ne videot e mesazhet qe I kane marre me celulare .
PërgjigjuFYTYRE-BYTHA KERPACI...SHKOFSH NE HALE TE gomereve moj shpellare...
PërgjigjuKam nje pyetje per ju o komentues Shqiptare te mi te dashur:nese kta protestues shqipetaret e mi te dashur jane huligane,po ato protestues po shqipetaret e mi te dashur te 21 janarit cfare ishin,se sme dalin llogarite
PërgjigjuAta ishin njerez, qe nuk shkaterruar cdo cep te tirones. Kurse kta ja morrat e malesise qe u jep Vicidolli& Co 50000 leke e i con mish per top. I qarte ndryshimi?
21 Janari o shtaze ishte proteste legjitime e organizuar nga nje parti opozitare me emer dhe mbiemer. Nje proteste si ajo qe ka bere PD jote me qindra e mijera dhe dogji dyhert e kryeministrise, parlamentit e bashkise e nuk i vrau kush perkundrazi as mutrat qe lane pas nuk pastruan. Keto nuk jane protesta por jane vandalizma te kryehera nga femije me tuta te paguar ku thyhen semaforet , pemet dhe xhamat. Cfare ndertese qeveritare ka ne Myslym Shyri o shtaze pervecse biznese dhe shtepi private qe e shkaterron me tabela rrugesh , peme dhe semafore? Po ne bllok? Po tek Vasil Shanto? Po tek sheshi Skenderbej? E kuptove o shtaze tani perse ju urren gjithe Tirana sot dhe dallimim me 21 Janarin?
Arkimed zorra sia mba pipthi me dal mo
PërgjigjuKu jan organizatat qe meren me te Drejtat e femijeve ? Sgurimi sekret ku eshte ,qe te zbuloje se nga kush perdoren keta femije?,dhe...,ne qofte se ligji nuk mund t'i denoje keta femije qe demtojne pronen publike e private,FATURA duhet t'i vej prinderve.Se ndryshe kjo " loje" e pist nuk ka per te perfunduar:
PërgjigjuIlir e Monabaxhelle Kryeqirët plus Jari qe vajti të takoje Kerrin te shkallet e avionit ...i kane kelyshet e tyre jashte shteti biles dhe me pasaporta te huaja. Ato bashke me Saliun qe Po ja harxhon pasurine breke djali gay Xeni ...ndersejne femijet e fukarenjve Te vemi Te Gjiri Lalzit ti falenderojme me lule se aty tani gjejme dhe Lulzim hajdutin vrases me gjithe kunat.
ooo Arkimed ku je :DDD ku je :DDDD
PërgjigjuO tu honger buk te makina plenave.
Zonja EMA jane gjith mediat veç Repot tv dhe 2-3 mediave te tjera jane pro vandalizmave dhe pro opozites te ndyre dhe kriminale.
PërgjigjuKjo u be qesharake ka me shume gazetare se "protestues" me tuta. Ti numerosh nuk bejne me shume se 20 kalamaq qe ju bihen kazaneve.
PërgjigjuMe ben pershtypje qe shum gazeter te rrjeteve te tjera nuk filmonin nga afer fytyrat e ndryra te uliganeve qe prishen dhe shkaterruan vendin po tregohen mjaft te zellshem te jen pran me kamera kur i arreston policia
PërgjigjuPo cfarë kërkoni më o robqira që ju shkërdhefsha nënat që ju kanë pjellë, e morrëm vesh se kush ju nxjer në shesh për të djegur, akoma nuk u ngopët o robqira, Vdekshit në vend plehrat e mutit me gjithë Sali, Meta, Luli, e Baxhellën Monika
PërgjigjuJu lutem di kush sa paguhet ne diten e katert te protestes? Jam un me dy femijet e mi 11 vjec dhe 13 vjec. Jane te vegjel por te tmerrshem. Faleminderit
PërgjigjuPer ty si i rritur, ke Mona baxhellen per 1 jave si shperblim. Cunat e tu per cdo tabele te rrezuar e cdo shksterrim morin 500 lek. A bohet gjo apo te morim ca nga shpellarer se kushtojne me pak.
Nga një kavanoz me nutella
Bobe, you made my day
Terroristat dhe huliganet nuk kane dale se po Presin Miun e Halese Stresin qe te dali nga halete e Presidences ku eshte i fshehur.
Përgjigju