Për shkak të grevës së punonjësve kulla ‘Eiffel’ në Paris, një nga më të vizituarat në botë vijon të qëndrojë e mbyllur.
Sipas të dhënave mësohet se punonjësit e ngarkuar për shfrytëzimin e monumentit parizian kanë planifikuar që grevën e tyre ta zgjasin deri në orën 16:00, orë në të cilën kulla do të rihapet për vizitorët.
‘Protestojmë ndaj politikës së ashpër të qeverisë’, ka deklaruar Stephane Dieu, përfaqësues i sindikatës së punëtorëve.
Ndërkohë, në të gjitha këmbët e ndërtesës janë vendosur njoftime të cilat informojnë vizituesit në mënyrë që ata të mos presin.
Kullën ‘Eifel’, gajtë vitit 2014 e kanë vizituar rreth 7 milionë vizitorë nga e gjithë bota.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com