TIRANE - Merr fund në Gjykatën e Shkallës së Parë procesi i denjë për rekordet Gines që ka lidhje me ngjarje të vitit 1997 dhe kishte nën akuzë dy ish-ushtarakë të lartë të Gardës, ish-komandantin Xhahit Xhaferri dhe ish-shefin operativ Arjan Canga. Gjykata Penale e shpalli fajtor ish-komandantin e Gardës për katër akuza të rebelimit, dezertimit të kuadrit komandues, shpërdorimit të armatimit dhe shpërdorim detyre në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Për këto akuza Xhahit Xhaferri u dënua me 12 vjet burg. Ndërkohë, ish-vartësi i tij Canga u dënua me 10 vjet burg për akuzën e rebelimit. Episodi për të cilin akuzohen dy ish-ushtarakët ka lidhje me 1997- n, menjëherë pas masakrës së Cërrikut.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)