Pa u mbyllur ende mirë protesta, me dhjetra punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar rrugët dhe sheshet nga plehrat dhe shkatërrimet që protestuesit lanw pas.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka postuar foto teksa shihen punonjësit që kanë dalë në punë për të rikthyer normalitetin. 

Faleminderit shërbëtorëve të qytetit”, shkruan Veliaj.

Gjatë këtyre tre ditëve, protestuesit kanë shkatërruar që nga semaforët, stacionet e autobusëve, shtyllat e ndriçimit dhe stolat që përdoren kryesisht nga të moshuarit dhe prindërit me fëmijë të vegjël.