Sebastian Vettel është tërhequr nga Formula 1 në moshën 35 vjeçare. Piloti i Aston Martin zhvilloi garën e fundit në pistën e Abu Dhabi, aty ku këtë të diel u zhvillua Çmimi i Madh i fituar nga kampioni i shpallur, Verstappen.
Vettel me paraqitjet e tij për shumë vite në Formula 1, e ka vendosur emrin në librat e historisë së garës së shpejtësisë, duke fituar katër herë titullin kampion. 53 fitoret në gara e vendosin Vettel të tretin në listë për pilotë, teksa vetëm Hamilton dhe Schumacher ka bërë më mirë se ai. Me katër tituj kampion, Vettel barazoi Alain Prost, teksa Schumacher, Hamilton dhe Juan Manue Fangio janë para tij. Me 57 pole position në karrierë, Vettel është në lartësinë e pilotëve më të mirë në botë.
"Ndihem pak bosh. Ka qenë një fundjavë e madhe. Dy vitet e fundit kanë qenë zhgënjyese, por ka gjëra më të rëndësishme në jetë. Është një privilegj i madh të jem në pozicionin ku jam. Shpresoj se mund t'ua kaloj këtë përgjegjësi drejtuesve të tjerë. Ka gjëra shumë më të mëdha dhe më të rëndësishme se garat në pistë", shkruan Vettel.
Gjermani shkëlqeu me Red Bull nga 2009-2014, për të vijuar gjashtë sezone me Ferrarin dhe dy sezonet e fundit me Aston Martin.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rohan Yzeiraj, piloti 9-vjeçar që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në garat e Mini-Karting: Ëndërroj Formula 1 me Ferrarin
12 Nëntor, 14:40
-
Formula 1/ Max Verstappen monumental, niset nga fundi dhe fiton garën e Brazilit! Shiu shkakton probleme, pesë pilotë jashtë
3 Nëntor, 18:57
-
Formula 1/ Piastri 'djeg' Norrisin, McLaren dominon provat e lira në Brazil! Leclerc lë pas Verstappen, penalitet për kampionin e botës
2 Nëntor, 09:11
-
Formula 1/ Ferrari fiton Çmimin e Madh të Meksikës, Norris kalon Leclerc në fund! Verstappen larg podiumit
27 Tetor, 22:49
-
Formula 1/ McLaren apelon vendimin e komisarëve për garën e Austin
25 Tetor, 15:25
-
Pjesë e trashëgimisë së Michael Schumacher, del në ankand Ferrari i kampionit të Formula 1
24 Tetor, 10:55
-
Dorëzohet Charles Leclerc: Mund të fitojmë titullin si ekip, ai për pilotë është ende ‘në sirtar’
22 Tetor, 13:34
-
Formula 1/ Leclerc monumental, Ferrari shkëlqen në Austin! Verstappen në podium falë gjyqtarëve, Hamilton lë garën
20 Tetor, 22:44
-
Rikthehet Max Verstappen, 'pole' në SHBA! Ndjekin Russell dhe Leclerc
19 Tetor, 19:35
-
Skandal në Formula 1, tentativa për manipulim të garës
18 Tetor, 16:01
-
Rama ironizon “mosbindjen civile”: Manifestim politik për pushtet! Dy protesta ka pasur Shqipëria, atë të armëve kimike dhe studentëve
12 Tetor, 08:45
-
Pas 11 vitesh, Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik
2 Tetor, 12:07