Mbyllet sfida e parë e Europianit 
fiton Franca me rezultatin 2:1

Mbyllet sfida e parë e Europianit <br />fiton Franca me rezultatin 2:1
Euro 2016 dha verdiktin e parë nga Parisi ku nisi rruga magjike e europianit me vendasit që nuk zhgënjyen pritshmëritë me fitoren e tyre dhe i dhanë ngjyra ceremonisë madhështore që ndriçoi kryeqëndrën franceze.

Emocione, spektakël dhe 3 pikë në “Stade De France” ku sfida hapëse mes Francës dhe Rumanisë përfundoi me fitoren e bluve 2-1 falë një eurogoli të Payet 2 minuta nga fundi. Franca zbriti në fushë me formacionin klasik 4-3-3 ku Payet-Griezman dhe Giroud u mbështetën në sulm nga Pogba.

Gjithsesi, ishte Rumania më e rrezikshme gjatë minutave të para dhe në minutën e 4, portiere i Francës, Lloris arriti të bënte mrekullinë me një pritje pothuajse në vijën fatale pas goditjes së Stancu. Franca u zgjua 7 minuta më pas me protagonist Griezmann që godet shtyllën.

Ballkanasit e imponuan lojën në nivelin fizik për të shkatërruar aksionet e vendasve dhe ia dolën mbanë. Blutë nuk arritën të ndërtonin lojën, ndërsa Rumania gjeti hapësira të mëdha duke e thumbuar mbrojtjen kundërshtare në disa raste.

Në të 36-ën, Payet u shkëput nga e majta për të dhuruar një asist por e majta e Griezmann u devijua nga Sapunaru që rrezikoi autogolin. Minutat deri në fund të kësaj pjese rrodhën me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por presioni asfiksues i Rumanisë nkrijoi amulli në radhët e vendasve që hasën në vështirësi të mëdha duke mos e çarë murin ballkanas.

Ishin pikërisht djemtë e Jordaneskut që dolën nga dhomat e zhveshjes me oksigjen për të shpenzuar pasi në të 48-ën, Stancu gaboi të pabesueshmen pasi u shërbye nga Stanciu dhe u gjend i vetëm përballë Lloris.

Ky ishte momenti kur Franca nisi provat gjenerale për të gjetur golin pasi në minutën e 57 Pogba u ndal nga Tatarusanu, por ky i fundit nuk arriti të devijonte topin në aksionin pasardhës ku Giroud e dogji në kërcim për të zhbllokuar rezultatin.

Goli i 50 i Francës në ndeshjen numër 50 për sulmuesin e Arsenalit. Kjo rrjetë shërbeu si shkëndijë për të ndezur sfidën pasi Rumania replikoi me një 11-metërsh të fituar nga Stanciu dhe të ekzekutuar nga i njëti autor.

Momente të paqarta për skuadrën e Deschamps i cili nxorri nga fusha Griezmann dhe për Coman dhe Martial por goli erdhi nga këmbët e Dmitri Payet që mori përsipër gjithë peshën e 80 mijë të pranishmëve në “Stade De France” duke shënuar një gol vendimtar. Një fitore e vuajtur për Francën e talenteve. “Blutë” fitojnë 3 pikë por ridimensionohen pas këtij 90 mintëshi dhe shikojnë drejt Shqipërisë,  ndërsa Rumania qan pikën e humbur pas një takimi ku meritoi më shumë se humbja e minutave të fundit. 


22:49 Franca përmbys rezultatin në minutën e '89 me anë të Dimitri Payet.



22:25 Rumania realizon një penallti në minutën e '65, ku Bogdan Stancu shënon gol.



22:20 Franca shënon, Giroud zhbllokon rezultatin 1:0



21:48 Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur në rezultatin 0:0. 

 starton kampionati europian
    Pamje nga ceremonia e hapjes
starton kampionati europian
starton kampionati europian
starton kampionati europian
starton kampionati europian
starton kampionati europian

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim