Mbyllet takimi i UNODC në Vjenë, Balla: Duhet të ndërtojmë një sistem për parandalimin e hyrjes së drogave sintetike në Shqipëri

Mbyllet takimi i UNODC në Vjenë, Balla: Duhet të ndërtojmë një sistem për parandalimin e hyrjes së drogave sintetike në Shqipëri

Balla gjatë fjalës së tij në Takimin e Nivelit të Lartë të Komisionit të Drogave dhe Krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka sqaruar për publikun shqiptar rezultatet e Takimit të Nivelit të Lartë të Komisionit të Drogave dhe Krimit #UNODC në Vjenë, ku Shqipëria u bë anëtare e Koalicionit Global për adresimin e Rrezikut të Drogave Sintetike.

Përmes një video-mesazhi në faqen e tij, në rrjetin social “Facebook”, Balla shprehet se lufta kundër drogës është një sfidë globale dhe se Shqipëria duhet të ndërtojë një sistem Observator të lëndëve narkotike, në mënyrë që të parandalohet hyrja dhe përdorimi i tyre në vendin tonë, e veçanërisht ato sintetike.

“Lufta kundër drogës është një sfidë globale. Sikurse e tha Sekretari i Shtetit Blinken, në fjalën e tij gjatë takimit të nivelit të lartë, që u mbajt këtu në Vjenë lidhur me luftën e përbashkët kundër drogave sintetike, të cilat tashmë janë një rrezik në shumë vende.

Shembulli më kuptimplotë i kësaj që solli Sekretari Blinken për SHBA, ku fentanoli është vrasësi kryesor i jetëve në moshën 18-45 vjeç në SHBA.

Po ashtu, nuk janë vetëm SHBA. Tashmë fentanoli është prezent edhe në Europë, dhe ku duhet të bashkëveprojmë të gjithë për të krijuar një strategji për të parandaluar të gjitha rreziqet që vijnë nga përdorimi i kësaj droge.

Për këtë qëllim, Shqipëria është tashmë anëtare e koalicionit global kundër rreziqeve, që sjellin drogat sintetike. Na duhet që edhe ne të përgatitemi në kohë, duke ngritur një sistem dhe po ashtu një Observator të lëndëve narkotike, në mënyrë që të parandalojmë, qoftë hyrjen dhe, mbi të gjitha, përdorimin e këtyre lëndëve narkotike nga të rinjtë e kushdo tjetër, edhe në Shqipëri.

Na duhet që të koordinohemi me të gjitha vendet e rajonit dhe po ashtu edhe me BE-në, në mënyrë që t’i bëjmë ballë kësaj sfide të re.

Prandaj Paketa e Sigurisë në Shkolla e ka pasur dhe do të vazhdojë ta ketë në fokusin e vet luftën kundër çdo lloj forme të lëndëve narkotike”,- shprehet Balla.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë