Mbyllet tregu i fruta perimeve në Lezhë, shefi i policisë: Nuk respektoheshin rregullat për mbrojtjen nga koronavirusi (VIDEO)

Tregu i fruta perimeve në qytetin e Lezhës dhe bizneset e lejuara që ushtrojnë aktivitetin pranë tij janë mbyllur këtë të hënë. Vendimi është marrë nga Bashkia Lezhë, pas konstatimit të mosbatimit të masave për mbrojtjen nga koronavirusi.

Në zonën pranë tregut është vendosur Policia Bashkiake, ndërsa bëhet e ditur se nuk do lejohet asnjë subjekt apo tregtar që të vijojë të ushtrojë aktivitetin pa zbatuar kushtet e përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19.

"Në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe të kryetarit të bashkisë u vendos për ti mbyllur këto biznese, për arsye të mos zbatimit të rregullave për mbrojtjen nga koronavirusi. Këto biznese nuk do të lejohen të hapen pa plotësuar të gjitha kushtet e vendosura në urdhrin e kryetarit të bashkisë të vendosura sot, sepse është një vatër e përhapjes së koronavirusit, sidomos në zonën ku ndodhemi,"- Leonard Pali, shef i policisë në bashkinë Lezhë.

Sipas Bashkisë Lezhë tregtaret dhe bizneseve pranë tregut ju është kërkuar disa herë që të zbatojnë rregullat por nuk kanë reflektuar, ndaj dhe është marrë ky vendim ekstrem, pasi duke qenë se ka grumbullime të shumta të njerëzve kjo zonë konsiderohet një rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit.


Lajmi kryesor:

Pa distancë, as maska e doreza! Situatë kaotike në Lushnje, mbyllet tregu në Lezhë, tunel dezinfektimi në Kurbin (VIDEO)


Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen