Mbyllet turi i seleksionimeve, 400
lojtarë vendosen në 'sitën' e FSHF

Mbyllet turi i seleksionimeve, 400<br />lojtarë vendosen në 'sitën' e FSHF

Ka përfunduar seleksionimi i futbollistëve kandidatë të skuadrës kombëtare jashtë Shqipërisë, për datëlindjet 1998-1999 dhe 2000-2001. Dje, seleksionimi është zhvilluar në Itali në qytetin e Veronës, ndërsa të shtunën ai u zhvillua në Zvicër, me futbollistë nga ky vend dhe Gjermania. Kështu plotësohet, i gjithë grafiku i përcakuar nga Drejtoria e Ekipeve Kombëtare, për futbollistë kandidatë që aktivizohen në Europë.

Në Zyrih, morën pjesë për datëlindjen 1998 – 1999, 36 kandidatë, ndësa për datëlindjen 2000-2001 morën pjesë 23 kandidatë. Ata u ndoqën nga zv/trajneri i kombëtares Paolo Tramezzani, trajneri i ekipit U-21 Redi Jupi, trajneri i ekipit U-19 Arjan Bellai, trajneri i ekipit U-17 Xhemal Mustedanagiç dhe specialisti i futbollit Abdyl Kuriu anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF.

Në Verona, ditë e hënë kanë marrë pjesë 55 futbollistë kandidatë të ekipit kombëtar të datëlindjes 1998-1999. Ndërkohë që për datëlindjen 2000-2001 ishin gjithsej 57 lojtarë. Në Itali, seleksionet u ndoqën nga dy ndihmësat e ekipit Paolo Tramezani dhe Erion Bogdani.

Kështu, është mbyllur pjesa e parë e seleksionimeve për zonën europiane, që ka nisur më 5 janar në Selanik. Më pas, për tri ditë ajo është shtrirë në Athinë, për të vazhduar në Zvicër dhe Itali. Gjatë këtyre seleksionimeve specialistët dhe trajnerët e FSHF, kanë vëzhguar dhe ndjekur nga afër rreth 400 futbollistë. Ja dhe grafiku për çdo grumbullim:

5 janar Selanik dt.1998-99 (31 kandidatë) dt.2000-01 (36 kandidatë)

6-7-8 janar Athinë dt.1998-99 (85 kandidatë) dt.2000-01 (75 kandidatë)

9 janar Zyrih dt.1998-99 (36 kandidatë) dt.2000-01 (23 kandidatë)

11 janar Verona dt.1998-99 (55 kandidatë) dt.2000-01 (50 kandidatë)

P
ër çdo futbollist të vëzhguar janë marrë të gjitha të dhënat të cilat do të skedohen për tu ndjekur në vazhdim. Pas disa ditësh, do të nisë në qendrën stërvitore në Kamëz edhe seleksionimi për futbollistë nga 6 zonat e Shqipërisë dhe nga Kosova.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë