Mbyllet votimi, bie pjesmarrja
Rama: Timonin e mori PS-ja
Minutë pas minute të gjitha lajmet nga Zgjedhjet

Mbyllet votimi, bie pjesmarrja<br />Rama: Timonin e mori PS-ja<br />Minutë pas minute të gjitha lajmet nga Zgjedhjet
Shqipëria vendos! Shqiptarët me të drejtë vote iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën e 9-të të parlamentit pluralist.

Shqipëria Voton/Zhvillimet minutë pas minute

Ora 21:30 KQZ: Pjesmarrja ne rang vendi 45.17

Ora 20:25 Mbyllet votimi, Rama SMS deputetëve: Timonin e mori PS
Pas mbylljes së votimit në të gjithë Shqipërinë, kryeministri Edi Rama mësohet se u ka dërguar një SMS të gjithë deputetëve me tekst ‘Timonin e mori PS-ja’.
 
SMS-ja e Ramës për deputetët
Sipas te gjitha te dhenave timonin do ta kemi; Ju lutem ju lutem ju lutem mobilizim total per cdo vote ne numerim dhe qetesi e durim ndaj cdo provokimi!
 
Na duhet proces i paster dhe i pakontestueshem; Rrofte Partia Socialiste; Rrofte cdokush qe ka punuar dhe po punon per qellimin tone te drejte.
 
Rrofte cdo njeri i zakonshem i ketij vendi qe na ka besuar dhe mirekuptim i plote per kedo nuk na ka votuar.
 
Tani perqendrim maksimal dhe disipline shembullore, per ta cuar me nder, deri ne numerimin e votes se fundit kete beteje historike per Shqiperine qe duam.

rama mesazh


Ora 20:20 Incident në Korçë, anëtari i PD: Më goditën dy simpatizantë të PS
Në mbyllje të procesit të votimit regjistrohet një tjetër incident, këtë herë në qarkun e Korçës.
 
Theodhor Thimo, ish kryeplak dhe përfaqësues i PD ka denoncuar se është goditur para qendrës së votimit në Rrembec nga Sotiraq Tore dhe Julian Tore, përfaqësues të PS, të dy me precedent kriminal.
 
Nga dëshmia e Thimos dhe të dhënave të para, dyshohet se ai është goditur pas një debati me dy personat në fjalë të cilët sipas të dhunuarit u bënin presion votuesve jashtë qendrës së votimit.
 
Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, ndërsa pritet shoqërimi i dy personave që janë denoncuar nga Theodhor Thimo. 

Ora 20:00 Pjesmarrja nga te dhenat e fundit te KQZ

Nga te dhenat deri ne oren 20:00, KQZ nxjerr keto rezultate:

Berati 46.16%  (ne vitin 2013, 53.51%)

Diber 58.25%  ( ne vitin 2013 59.75%)

Durrës 40.10%  ( ne vitin 2013 50.13%)

Elbasan 44.74%  ( ne vitin 2013 54.76%)

Fier 44.24%     ( ne vitin 2013 54.94%)

Gjirokastër 41.88%   ( ne vitin 2013 49.34%)

Korcë 46.34%    ( ne vitin 2013, 54.28%)

Kukës  53.87%    ( ne vitin 2013, 61.55%)

Lezhë  45.55%    ( ne vitin 2013, 51.36%)

Shkodër  43.36%   ( ne vitin 2013, 49.33%)

Tiranë   49.14%    ( ne vitin 2013, 58.29%)

Vlorë  36.6%        ( ne vitin 2013, 41.91%)

Përqindja totale 43.88%   ( ne vitin 2013, 53.47%)

Ora 20:05 “Vëllai i Balilit po blen vota 50 Euro” policia: Nuk gjetëm asgjë
Partia Socialiste e Delvinës ka denoncuar sot në mesditë një skemë që sipas saj po përdoret nga LSI për blerjen e votave në lagjen Papuci.
 
Në denoncim është përshkruar edhe skema se si po veprohet për blerjen e votave për 50 euro.
 
Sipas PS-se se Delvines, shtetasi i dyshuar që po blinte votat është Bako Balili, vëllai i Klement Balilit, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.
 
Pas kallëzimit nga Brunilda Meleqi,  Kryetare e degës së PS, dega Delvinë nisi hetimi. 
 
Policia deklaron se lokali është kontrolluar dhe mbajtur nën vëzhgim, por nuk është konstatuar asnjë veprim i kundraligjshëm.
 
Deklarata e policisë
Më datë 25.06.2017, rreth orës 10:00, në qendren e votimit Nr. 4620 dhe 4620/1, pranë shkollës "Xhelal Berberi" Delvinë, në një ambient privat (lokal) jashtë ambienteve të votimit, nëpërmjet personave të njëm subjekti tjetër politik, sipas saj pohohet dhe pretendohet se ky ambient po përdoret nga ana e tyre më qëllim shpërndarjen e vlerave monetare në këmbim të votës.
 
Nga ana e policisë, nisur nga pretendimet e kallëzues, ky ambient është kontrolluar dhe mbajtur nën vëzhgim, por nuk është konstatuar asnjë veprim i kundraligjshëm.
 
Policia vijon hetimet për zbulimin dhe sqarimin e plotë të rastit.
 
Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale "Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve", parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

 
Ora 20:05 Dorezohen kutite e para ne KZAZ
Kukës, mbërrijnë kutitë e para në KZAZ 11. Kutitë me vota janë të rrethinave dhe të burgut.



Ora 20:00 Perfundon orari zyrtar i votimit, ne pritje te fazes se dyte, numerimi.

Ora 19:55 PD thirrje komisionerëve dhe policisë: Kujdes me kutitë! 
E ndërsa duhen edhe pak minuta nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit pas shtyrjes me një orë nga KQZ, PD përmes një deklarate për mediat kërkon nga komisionerët, policia dhe të gjitha strukturat që të marrin të gjitha masat për përmbylljen e procesit të votimit sipas ligjit.
 
Partia Demokratike i bën thirrje komisionerëve, personelit të policisë dhe të gjithë strukturave përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor të marrin të gjitha masat për përmbylljen e procesit të votimit sipas ligjit deri në dorëzimin e kutive të votimit në qendrat e numërimit.
 
Garantimi i standardeve ligjore dhe dorëzimi i kutive sipas ligjit është pjesë thelbësore e përmbylljes së procesit të votimit”
thuhet në deklaratë. 

Ora 19:50 Vlorë, QV në Mifol vijon që të jetë e mbyllur
Kryetari i Komisionit nga PD nuk pranon shtyrjen e orarit deri në orën 20:00. Mbyllet dera, ndersa ka ende qytetare qe presin te votojne...

Ora 19:45 Mbyllën QV në 19:00, KZAZ nuk pranon materialet
Dibër, KZAZ nuk pranon materialet e një qendre votimi, e cila e kishte mbyllur votimin në 19:00.

Ora 19:40 Mbyllen dy QV edhe në Kolonjë, komisionerët: Urdhri me vonesë
Ndërkohë që edhe në Kolonjë janë mbyllur dy QV, 4040 dhe 4023, ndërsa komisionerët deklarojnë se urdhri u ka shkuar me vonesë.
 
Kutitë nga këto dy QV në Kolonjë janë nisur drejt KZAZ.

Ora 19:40 Shtyrja, KQZ: QV duhet të rrinë hapur deri në 20:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas vendimit të disa QV që u mbyllën, pasi nuk kishin urdhër zyrtar. KQZ u kërkoi komisionerëve që të qëndrojnë në detyrë deri në orarin e përcaktuar 20:00.

KQZ deklaroi se “Komisionerët të qëndrojnë në detyrë, mos largohen. Do çohen para drejtësisë ata që bllokojnë procesin”.

Ora 19:35 Vlorë, edhe në Mifol nuk pranojnë të shtyjnë procesin
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Mifol, ku kryetari i Komisionit nga PD, nuk pranon shtyrjen e votimit duke kërkuar që të mbyllet qendra. 

Ora 19:25 Fier, mbyllen dy QV në 19:00, komisionerët: Duam shkresë zyrtare nga KQZ
Dy qendra votimi nuk pranojnë shtyrjen e procesit në qarkun e Fierit, pasi kërkojnë shkresë zyrtare për shtyrjen e votimit.
 
E ndërsa jashtë qendrës ka ende njerëz që presin të votojnë, komisionerët në orën 19:00 vendosën mbylljen e procesit.
 
Qendrat që mbyllën procesin në orën 19:00 janë 2994/1 dhe 2994.

Ne kemi një urdhër 07:00-19:00 të qëndrojmë në detyrë. Duam shkresë zyrtare, urdhrin verbal nuk e njohim’ u shpreh sekretari i komisionit. 

KQZ vendosi shtyrjen e votimit deri në orën 20:00, por dy QV e Fierit duam shkresë zyrtare. 



Ora 19:20 PS: Mziu rrahu simpatizantin, reagon kryebashkiaku: Lajmet Fake News
Partia Socialiste ka akuzuar kryebashkiakun e PD, Xhelal Mziu se ai me bodigardët e tij kanë rrahur një simpatizant të majtë.
 
Sipas PS, Ajaz Shehu nga Dibra është dhunuar nga Mziu dhe bodigardët e tij.  Pas akuzave nga PS, ka reaguar shtabi elektoral i kandidatit të PD-së dhe kryetari i Bashkisë Kamëz njëkohësisht dhe si kreu i degës së PD-së.
 
Fake News-et e shpërndara nga zyrat e PS-së janë një tregues i qartë i panikut të tyre nga humbja e thellë që i pret.
 
Xhelal Mziu jo vetëm që nuk është i përfshirë në këtë ngjarje të supozuar dhe e shpërndarë si lajm në media, por as e njeh qytetarin, emri i të cilit është i shpërndarë si i dhunuar.
 
I rikujtojmë edhe një herë Edi Ramës dhe PS-së, që e parandiejnë humbjen më parë e cila sot po bëhet fakt, se ndëshkimi i ashpër pritej nga Kamza sot më 25 qershor përmes votës.
 
Kamza dhe Paskuqani kanë votuar në plebishit kundër PS-së për persekutimin politik dhe krahinor që është shfaqur ndaj këtyre banorëve në këtë 4-vjeçar
” shprehet ai. 

Ora 18:40  KQZ miratonshtyrjen e orarit te votimit deri ne 20:00
Pjesëmarrja e ulët në disa zonat Shqipërisë, për shkak të Festës së Bajramit dhe temperaturave të nxehta  sipas anetareve te KQZ, ka bërë qe Komisioni Qendror i Zgjedhjes të diskutojë mundësinë e shtyrjes së orarit kur do të mbyllen kutitë e votimit. Në KQZ u propozua që mbyllja e votimit të shtyhet nga ora 19:00 në 20:00.
"Festa e Bajramit por edhe i nxehti se me pare nuk ka ka bere kurre kaq nxehte mund te jene shkak ndaj propozoj qe orari te shtyhet deri ne oren 20:00", tha Denar Biba. Por propozimi i tij u vu ne diskutim, pasi sipas anetareve te tjere, nuk duhet te kete orar te percaktuar sepse votuesit mund te paraqiten ne oret ne vijim.
"Po keshtu mund te arrijme deri ne oren 12 te nates sic na ka ndodhur ne nje rast", kundershtoi Biba.
Me pas u hodh ne vote, propozimi i Bibes dhe u miratua qe votimi te mbyllet ne oren 20:00.

Ora 18:20 KQZ mbledhje, diskuton serverin e prishur
Fakti se kategoria e listës së zgjedhësve në faqen e KQZ nuk aksesohet është diskutuar në mbledhjen e KQZ, në prag të mbylljes së procesit të votimit. Ekspertët e mbledhur sqaruan se nuk është problem i faqes së KQZ, por i faqes së Ministrisë së Brendshme ku ata marrin linkun.
“Nëse nuk hapet linku ynë, do të thotë se problem është tek linku i Ministrisë së Brendshme dhe ne problemin e kemi adresuar”

17:50 KShH: Është shkelur heshtja zgjedhore, KQZ duhet të reagojë
Përmes një deklarate Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka vlerësuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve megjithatë thotë se ky organ duhet të kishte reaguar kur u shkel heshtja zgjedhore nga.
 
Deklarata e KShH
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi më i lartë i administrimit zgjedhor. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson punën pozitive të KQZ-së në zbatim të Kodit Zgjedhor.
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka punuar me intensitet dhe është angazhuar seriozisht për zgjidhjen e disa problemeve të rëndësishme.
 
Megjithëkëtë, shprehim shqetësimin tonë se, jo vetëm nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit por edhe nga sinjalizime dhe burime të tjera është dhënë publikisht informacion për shkelje të ndryshme nga anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit si dhe janë raportuar raste te cenimit të heshtjes zgjedhore nga përfaqësues të partive politike ose komisionerë të QV apo vëzhgues të subjekteve zgjedhore. KShH vlerëson se, KQZ duhet të reagonte bazuar në kompetencat që i jep Kodi Zgjedhor. Kështu psh, nëse nuk është respektuar heshtja zgjedhore e parashikuar në nenin 77 të Kodit Zgjedhor, duhej zbatuar neni 174 i Kodit Zgjedhor që parashikon dhënien e sanksioneve me gjobë për thyerjen e heshtjes zgjedhore.
 
Veç kësaj, KQZ është informuar gjithashtu nga KShH edhe për disa pengesa që u janë shkaktuar vëzhguesve tanë nga disa komisionerë të niveleve të dyta dhe të trejta (KQV dhe KZAZ). Madje, pak orë më parë, një nga vëzhguesit tanë është paralajmëruar nga kryetarja e KQZ-së që të mos jetë e pranishme në procesin e mbylljes së votimit, etj. Pengesa të ngjashme janë raportuar gjithashtu nga vëzhgues të KShH-së gjatë pjesës së parë të ditës, ku
atyre u është bërë presion se do të largohen nga qendrat e votimit. Pengesa të tilla janë shfaqur në rastet kur këta vëzhgues kanë ushtruar në mënyrë aktive të drejtën që ju njeh kodi për të paraqitur vërejtje me shkrim. Sqarojmë se këto vërejtje me shkrim të vëzhguesve të
KShH-së janë bërë kur ata kanë konstatuar shkelje të Kodit Zgjedhor nga anëtarët ose sekretari i KQV-ve.
 
Janë pikërisht arsyet e mësipërme që KShH, në kuadrin e transparencës dhe të informimit të publikut i sugjeron KQZ-së të jetë proaktive dhe të bëjë të njohura publikisht qëndrimet dhe masat e marra në përputhje me ligjin. Kjo do të kontribuonte në drejtim të zbatimit të mirë të legjislacionit zgjedhor në këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë, si dhe do të rriste përgjegjshmërinë dhe transparencën e të gjitha organeve të administrimit zgjedhor në nivel vendor.

 
Ora 17:45 Nje tjeter qender votimi ne Vlore e bllokuar
QV4433 në Vlorë bllokohet, shkak prezenca e militantëve brenda qendrës së votimit. Ngjarja tek Shkolla 'Teli Ndini'.

Ora 17:40 Ministri teknik i Brendshem: Partite te mbeshtesin Policine
Me ane te nje njftimi per shtyp, Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ben nje tjeter apel ne keto ore te pasdites. Sic cileson njoftimi, 'nisur nga incidenti i ndodhur në qarkun Lezhë dhe tensionimi i situatës në Shkodër, Berat dhe Lushnje si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit.
Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe 069 413 7777
'.

Ora 17:35 Kandidati i LSI me makinen e Ministrise se Brendshme presion ne QV
Partia Socialiste e Lezhës denoncon kandidatin e LSI-së, Petrit Gjoni. 
Sipas kësaj parti, Gjoni, duke shfrytëzuar një makinë në pronësi të ministrisë së Brendshme, i shoqëruar dhe nga disa makina të tjera, të gjithë së bashku kanë shkuar në cdo qendër votimi duke bërë presion mbi komisionerët. 
Videoja e mëposhtme tregon Gjonin që zbret nga makina e gardës dhe hynë në një prej qendrave të votimit.



Ora 17:30 Shoqërohet sekterari i LSI së Korçës, iu gjetën lista me votues
Pajtim Myrtollari, kryetar i grupit të Këshilltareve të LSI në Këshillin Bashkiak Korce ndalohet nga policia në tentativë për blerje vote. Në mjetin e tij gjenden prova materiale si lista me votues.
“Pajtim Myrotllari, kryetar i grupit të këshilltarëeve te LSI ne Keshillin Bashkiak të Korcës është ndaluar nga policia në tentative për blerje vote, në mjetin e tij gjenden prova materiale”
Më herët u arrestua edhe një komisioner i LSI në Korçë, pasi kishte votuar dy herë.

Ora 17:25 Vlorë, komisionieri i PD kërkon zëvëndësues, bllokohet 30 minuta votimi në Akërni, Novoselë
Në komunën Akërni të Noveselës në Vlorë ka ndalir procesi I votimit pasi një komisioner ka kërkuar të ndërrohet dhe të zëvëndësohet me një tjetër. Bëhet fjalë për një komisioner të PD. Problemi zgjidhet brenda 30 minuta.

 Ora 17:20 Rama apel shqiptarëve nga veriu në jug për të votuar
 Përmes thirrjeve të njëpasnjëshme në Facebook kryeministri Rama u ka bërë bërë apel votuesve nga e gjithë Shqipëria që të shkojnë për të votuar.

rama

rama

rama 1

rama 1

rama 1

rama 1

17:10 Vlorë, shpallet në kërkim 54-vjeçari, fotografoi e më pas grisi fletën e votimit
Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka filluar procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim policor, shtetasin R.M., 54 vjeç, banues në Vlorë.
 
Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi, pasi sot rreth orës 13:30 në ambientet e DVP Vlorë është depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ky shtetas ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të Qendrës se Votimit Nr. 4495/1 (me vendndodhje në lagjen "Isa Boletini" që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka dëmtuar (grisur) fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qendër votimi.

17:05 Llalla takim me strukturat e krimeve elektorale në Vlorë
Pas takimeve që pati në Elbasan, Lezhë e Shkodër, Kryeprokurori Adriatik Llalla pritet të zhvillojë një takim me strukturat e hetimit të krimeve elektorale në Prokurorinë e Vlorës.

Ora 16:40 Votoi dy herë, arrestohet komisioneri i LSI në Korçë
Një komisioner i Lëvizjes Socialiste në Korçë ka rënë në prangat e policisë.
 
Andimiano Nuri Ravolli, ka qenë komisioner në Qendrën e Votimit Nr. 3736 në fshatin Barë, ndërsa është prangosur nga policia pasi ka rezultuar se ka votuar dy herë.

Sipas policisë, Ravolli, herën e parë ka votuar në QV ku ishte komisioner dhe herën e dytë në QV ku ishte i regjistruar në listë. 

Ora 16:30 Qytetarët nuk gjejnë dot emrin në listë, faqja e KQZ nuk funksionon
Shumë qytetarë e kanë të pamundur të votojnë pasi nuk motori i kërkimit në kategorine e listës së zgjedhësve në uebin e KQZ nuk punon.

Disa nga qendrat e votimit kanë ndryshuar për individë të ndryshëm dhe një pjesë e qytetarëve që paraqiten për të votuar në ish zonat ku kanë qenë, kërkuan të votojnë, por nuk munden. Vështirësia shtohet pasi i bëhet e pamundur kërkimi për qendrën e tyre, pasi faqet e Komisionit te Zgjedhjeve apo Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile nuk funksionojnë.

kqz
(Faqja e KQZ ku kategoria e listes se zgjedhesve nuk funksionon)

Ora 16:10 Pjesëmarrja deri në orën 16:00, 35.78% dhe krahasimi i shifrave të pjesëmarrjes me vitin 2013 ne ora 16:00

ora 16


Berat – 43.51% (ne 2013 ishte 37,22 %)
 
Durrës – 33.12% (ne 2013 ishte 35,68 %)
 
Elbasan - 34.25% (ne 2013 ishte 36,50 %)
 
Fier - 33.36% (ne 2013 ishte 45,53 %)
 
Gjirokastër - 38.14% (ne 2013 ishte 46,88 %)
 
Korçë - 36.58% (ne 2013 ishte 45,07%)
 
Lezhë - 33.86% 
 
Shkodër – 29.35% 
 
Tiranë – 36.41% (ne 2013 ishte 41,78 %)
 
Vlorë – 31.91% (ne 2013 ishte 36,51 %)
 
Përqindja në rang kombëtar deri në orën 16:00 – 35.78%

Përqindja në rang kombëtar në 2013 deri në orën 16:00 - 34.6%

Krahasuar me 2013-ën, pjesëmarrja deri në orën 16:00 rritet me afërisht 1%.




14:10 Kaos në qendrat e votimit Kamëz, njerëzit nuk gjejnë emrat në lista
Shumë qytetarë, banorë të Kamzës, nuk arrijnë të gjejnë emrat në listat fizike pranë Qendrave të Votimit. Nuk ju ka ardhur në ndihmë as lista elektronike e votuesve e cila prej disa orësh nuk po funksionon . Kjo ka krijuar në kaos në qëndrat e votimit në Kamëz, shkruan Zalart.

15:50 Fotografoi votën, arrestohet 50-vjeçarja në Tiranë 
Një 50-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi u konstatua duke fotografuar votën.
  
Fatbardha M është konstatuar nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1688/1, në shkollën 'Kushtrimi i Lirisë' duke fotografuar votën.

15:40 Shkodër, kryeprokurori Llalla: Incidenti i Lezhës është i rëndë
Nga Shkodra Kryeprokurori Adriatik Llalla e ka cilësuar të rëndë incidentin e Lezhës.

Incidenti i rëndë në Lezhë. Prokuroria ka angazhuar gjithë personelin. Kemi grumbulluar prova”, tha Llalla.



adriatik llalla
adriatik llalla

Ora 15:30 Cërrik, ndërpritet votimi në një Qendër Votimi 
Sipas informacioneve votimi në një qendër votimi në Cërrik është ndërprerë pasi kryetarja e komisionit është kërcënuar nga një përfaqësues i LSI.
 
Përfaqësuesi i LSI i punësuar në Bashkinë e Cërrikut ka hyrë në Qendrën e Votimit dhe ka bërë debat me anëtarët e komisionit duke mos dhënë mjetin identifikues që të justifikonte praninë e tij aty. Ata kanë dalë jashtë dhe ai ka debatuar me kryetaren e komisionit ku dhe e ka kërcënuar atë. 

Ora 15:10 Meta: As jeta ime s'ka vlerë para votës së lirë
Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, nuk tërhiqet nga deklaratat e tij nga qyteti i Lezhës sa i takon pretendimeve për cenimin e votës. 

Kreu i Kuvendit reagoi ashpër pas dhunimit të një eksponenti të LSI-së në Lezhë. "As jeta e Metës nuk ka vlerë para votë ssë lirë të shqiptarëve sot⁠⁠⁠⁠", ka deklaruar Meta në deklaratën e dytë për mediat nga Lezha.

Ai ka akuzuar policinë për bashkëpunim me segmente të krimit. 

"Policia në Lezhë paguhet për të mbrojtur qytetarët e jo kriminelët. Siguria e Metës është e parëndësishme para sigurisë së lezhjanëve. PS në Lezheë t'i bëjë thirrje policisë të arrestojë kriminelët. Populli i Lezhës po e jep verdiktin e tij, edhe 4 orë e bandat do gjunjëzohen. Liria e dinjiteti i shqiptarëve nuk kanë çmim. Të gjithë në votime", ka thënë Meta. 

Ora 15:05 KQZ, Zguri: Të respektohet heshtja zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një deklaratë ku ka përçuar tre mesazhe, një për komisionerët, një për klasën politike dhe një tjetër për qytetarët.

Vetë kreu i KQZ-së, Klement Zguri doli rreth orës 15:00 dhe mesazhi i parë i tij në deklaratën për mediat ishte për Komisionerët.

U bëj thirrje komisionerëve  dhe thirrja ime është e drejtpërdrejtë për ta dhe u kujtoj që ligji elektoral dhe Kodi Zgjedhor parashikon ndëshkime të rënda për çdo person që cenon procesin zgjedhor”, tha ai.

Mesazhi i dytë ishte për qytetarët dhe institucionet ligjzbatuese.

“Jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin incidentet që kanë lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U bëj thirrje institucioneve që të ndjekin dhe marrin masa për të garantuar proces të lirë, të ndershëm dhe transparent”, deklaroi ai.

Mesazhi i fundit i kreut të KQZ-së ishte ajo drejtuar klasës politike, ndoshta nisur nga deklarata e ish-kreut të LSI-së Ilir Meta nga Lezha.

“Liderët politikë të respektojnë ligjin, përkatësisht nenin 77-të të Kodit Zgjedhor, ku thuhet se heshtja zgjedhore respektohet deri në orën 19:00”, deklaroi ai.

Zguri tha se KQZ garanton të gjithë zgjedhësit dhe qytetarët se procesi ndiqet hap pas hapi nga ky institucion në rang vendi. 

Ora 15:00 Rama: Votoni, mungesa është gjithnjë gabim
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një postim në Facebook u bën thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në votime.
 
“Voto, Voto, Voto...Mungesa është gjithnjë gabim. Vota sot vlen shumë. Për Ty,NE, Shqipërinë. Qentë le të lehin karvani forca përpara. Të gjithë për Shqipërinë”
, ka shkruar Rama.

rama

Ora 14:50 Gramsh, banorët e fshatit Grabovë bojkotojnë zgjedhjet
Zgjedhësit e fshatit Grabovë në Gramsh bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele. 

Shkak është bërë kërkesa e banorëve për ndërtimin e rrugës. 

Në shenjë proteste ndaj pushtetit, ata kanë vendosur të refuzojnë zgjedhjet. 

Ora 14:45 Report Tv s'do transmetojë asnjë deklaratë politike
Report Tv nga ky moment nuk do të transmetojë asnjë deklaratë politike qoftë edhe deklarata apo qëndrime për incidente të caktuara gjatë procesit.

Jo vetëm Report Tv, por edhe mediat e tjera kanë rënë pre e thyerjes së heshtjes zgjedhore nga ana e subjekteve politike.

Vërejtje nga BMM: U shkel heshtja zgjedhore
Por nga ky moment nuk do të transmetohet asnjë mesazh nga subjektet politike, kjo edhe pas vërejtjeve nga Bordi i Monitorimit. 

Ndërkohë, shqetësim pë transmetimin e deklaratave politike gjatë ditës së zgjedhjeve, janë është shprehur edhe nga OSBE/ODIHR. 

Deklarata e Bordit të Monitorimit të Medias:
"Gjate dites se djeshme, 24.06.2017 dhe dites se sotjme, 25.06.2017 Bordi i Monitorimit te Medias ka vene re se ka pasur shkelje te shumta te heshtjes zgjedhore.

Nje numer operatoresh kane pasqyruar deklarata politike te subjekteve zgjedhore, ku pasqyrohen mesazhe te qarta elektorale dhe pozicionet e subjekteve qe marrin pjese ne zgjedhje. Aktualisht, Bordi i Monitorimit eshte ne pritje te raportit te Autoritetit te Mediave Audiovizive bazuar ne te cilin do te vendosen masat e mundshme adminsitrative qe do te propozohen per ato operatore dhe ato subjekte qe kane shkelur heshtjen.

Duam t'ju kujtojme se transmetimet e ketyre deklaratave, thirrjeve, komenteve qe qartazi permbajne elemente te propagandes politike te subjekteve jane rreptesisht te ndaluar ne periudhen e heshtjes zgjedhore dhe cojen ne gjoba prej 500 000 lekesh per subjektin zgjedhor dhe 2 000 000 lekesh per operatorin!

Ju bejme thirrje qe te respektoni dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe te ndaloni urgjentisht transmetimin e ketyre materialeve"


Ora 14:43 Bushati shkel Kodin, futet në Qendrën e Votimit
Ministri i Jashtëm dhe njëherazi kandidati i PS në Shkodër, Ditmir Bushati, dhe kandidatet e tjerë të PS po qëndrojnë në Qendrën e Votimit në shkollën "Edit Durham" në lagjen Mark Lula në Shkodër në shkelje me Kodin Zgjedhor. 

Për këtë ka debatuar dhe me Keshilltarin e PSD Gjergj Sokoli. Ishte Tom Doshi ai i cili denoncoi pak orë më parë se Bushati po u bën presion vëzhguesve të tij në Qendrën e Votimit. 
bushati
(Ditmir Bushati në ambientet e Qendrës së Votimit në Shkodër)

Ora 14:40 Dyshime për një sherr me thika mes komisionerëve në Ahmetaq të Tiranës
Një incident në rrethana të paqarta në fshatin Ahmetaq të Tiranës pranë shkollës së këtij fshati ku janë të instaluara dy Qendra Votimi për këtë fshat. Sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë për përleshje me thika mes dy komisionerëve të dy forcave politike. Po ashtu bëhet fjalë dhe për një aksident po në këtë vend ku një autoveturë ka përplasur një biçikletë, por nuk dihet nëse aksidenti ka lidhje me ngjarjen në fjalë apo jo. Lajmi nuk është i konfirmuar, shkruan Zalart.



Ora 14:30 Persona të paautorizuar në qendrat e votimit, PD tërheq 30 komisionerë në Lushnje e Divjakë
PD tërheq komisionerët nga 30 qendra votimi në Lushnje e Divjake. Ky vendim u mor pasi në qendrat e votimit qëndronin njerëz të paautorizuar duke ndikuar psikologjikisht tek votuesit, shkruan Zalart.

Ora 14: 20 PS e Elbasanit: Monika Kryemadhi me kriminelë po pengojnë votuesit
PS e Elbasanit akuzon LSI dhe Monika Kryemadhin se nën shoqërinë e personave me precedent penalë po provokojnë e pengojnë votuesit. PS bën apel që votuesit të zgjedhin të lirë dhe të mos ndikohen nga çifti presidencial.

Ora 14:15 Mediat e huaja: Zgjedhjet në Shqipëri test për anëtarësimin në BE 
Procesi zgjedhor në Shqipëri pasqyrohet  edhe në disa prej mediave prestigjoze ndërkombëtare si Associated Press, Deutsche Welle, New York Times, ABC News dhe jo vetëm.

Të përditshmet cilësojnë se vota e shqiptarëve në këto zgjedhje është çelësi drejt rrugës në Bashkimin Evropian duke u konsideruar një test i rëndësishëm.

Ora 14:10 Pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00, 27.63

Ora 14:00 Tom Doshi: Bushati më kërcënon vëzhguesit, të ndiqet penalisht
Kandidati i PSD-së në Qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimet ndaj ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
 
Sipas Doshit, ministri i Jashtëm është futur në një qendër votimi tek shkolla “Edit Durham” në lagjen "Mark Lula" duke kërcënuar vëzhguesin e PSD-së Gjergj Sokoli.
 
Ditmir Bushati ka dalë në të gjitha qendrat e votimit dhe kërcënon vëzhguesit e PSD-së. Është kërcënuar Gjergj Sokoli. Kështu po bën Bushati në çdo qendër votimit.
 
I bëjmë thirrje prokurorisë të nisë procedimin penal ndaj Bushatit”
, tha Doshi në një deklaratë për mediat.
 
Ora 13:45 PS e Delvinës: Vëllai i Klement Balilit po ble votat për 50 euro
Partia Socialiste e Delvinës ka denoncuar sot në mesditë një skemë që sipas saj po përdoret nga LSI për blerjen e votave në lagjen Papuci.

Në denoncim është përshkruar edhe skema se si po veprohet për blerjen e votave për 50 euro. Sipas PS-se se Delvines, shtetasi i dyshuar që po ble votat është Bako Balili. Shqiptarja.com mëson se Bako Balili është vëllai i Klement Balilit, ky i fundit i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

“Në hyrje të lokalit votuesit priten nga persona që i ftojnë brenda për të pirë një kafe. Më pas ata ulen në një tavolinë brenda lokalit, në katin e parë dhe aty i bëhet pagesa nga shtetasi i dyshuar si Bako Balili. Pas kësaj votuesit dalin nga dera tjetër e lokalit dhe shkojnë për të votuar. Në kthim votuesit kthehen përsëri në lokalin ku kanë marrë pagesën për të treguar se ata kanë votuar”, thuhet në denoncimin e PS-së.

Ora 13:44 Pjesëmarrja krahasuar me 2013, 9% më pak
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele deri në orën 13:00 ka qenë 25.6%, referuar të dhëna të Komisionit Qendror të Zgjedhje. 

Krahasuar me katër vite më parë, sërish pjesëmarrja e sotme deri në mesditë është sërish 9% më pak. 

tabela
(Shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e sotme, krahasuar me 2013- BIRN)

Ora 13:40 Pjesëmarrja në votime deri në 13:00, 25.6%
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00, është 25.6% në rang kombëtar. 

Pjesëmarrja në orën 10:00 ishte më e ulta në krahasim me 4 vite më parë, ndërsa orët e fundit vihet re një trend rritje. 

Fieri dhe Vlora kanë pjesëmarrjen më të ulët me respektivisht 21.79% dhe 22.17% të zgjedhësve që u janë drejtuar kutive të votimit.
pjesemarrja



Ora 13: 35 PS: Meta sjellje skandaloze, përpjekje për të tensionuar situatën
Partia Socialiste dënon deklaratat e ashpra të Ilir Metës nga Lezha, ku vizitoi militantin e dhunuar të LSI-së.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, PS thekson se Presidenti i ardhshëm po demonstron sjellje antiligjore, duke shkelur Kodin e Zgjedhor. 

Gjithashtu, PS akuzon Metën se po bën përpjekje për të tensionuar situatën. 

Duke e quajtur skandaloze ofensivën e Presidentit të zgjedhur, PS i bën thirrje votuesve të saj të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. 

Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh keqardhjen per sjelljen antiligjore te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, i cili po shkel me te dyja këmbët Kodin Zgjedhor qysh prej dites se djeshme dhe sot ne vazhdim. Përpjekja e zotit Meta per te tensionuar situaten, me deklarata te papërgjegjshme dhe deklaratat zyrtare te LSI-se me akuza vulgare ndaj socialisteve dhe vete Policise se Shtetit, janë te denueshme moralisht, politikisht dhe ligjërisht.

Partia Socialiste u ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare te marrin pjese masivisht ne votim dhe u kerkon te gjithe ekipeve elektorale, votuesve, mbeshtetesve si edhe simpatizanteve te saj, te ruajne qetesine.

Mos bini pre e provokimeve skandaloze te Presidentit te zgjedhur e te eksponenteve te partise se tij, sidomos te "vezhguesve" te LSI qe ne disa zona jane elemente me precendente penale. Ruani qetesine.

Beni detyren patriotike ndaj Shqiperise sot me voten tuaj dhe perballoni me shume vetepermbajtje, ofensiven mizerabel te Presidentit te zgjedhur mbi procesin zgjedhor.

Keto zgjedhje, jane nisur per te qene me cdo aspekt me te mirat qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere, prandaj cdo zgjedhes e zgjedhese qe merr pjese me qetesi e qytetari ne votime, pavarësisht per ke voton, jep nje kontribut te shkelqyer qytetar e atdhetar.

Partia e Presidentit te zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t'ua prishe dot kete feste demokratike Shqipërisë e shqiptareve. Sa me shume njerëz ne votime sot, aq me e sigurte, me e forte, me e mire, Shqipëria nesër
”.

Ora 13:30 Militante me logo partish e presione votuesve ne disa qendra ne Lushnje
Probleme jane shenuar tek qendra e votimit ne Ferme Clirim, shkolla “Rakip Kryeziu”.
Procesi i votimit eshte nderprere pasi kandidati per deputet i PS-se Ervin Bushi nuk pranoi disa te rinj me logo te LSI-se te cilet hynin e dilnin ne shkolle e ne rrethinat e saj. Kete fakt e konfirmuan edhe komisionere te PD-se. Nderkohe ne Cerme te Lushnjes, ne dy qendra eshte nderpere procesi i votimit pasi jane terhequr komisionerte e PD-se me pretendimin se militantet e PS qendrojne prane qendrave te votimit dhe u bejne presion votuesve, shkruan zalart.

Ora 13:25 Meta shpërthen nga Lezha: Kryesadisti do gjak, do mbroj këtu votat  
Ilir Meta ka mbërritur në Lezhë, pas dhunimit të militantit të LSI Florian Dushku, jashtë Qendrës së Votimit në Shëngjin.
 
Presidenti i ardhshëm akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama si përgjegjës të këtij incidenti, pasi sipas tij, ka nxitur bandat kriminale në Lezhë.
 
Meta tha se do qëndrojë bashkë me eksortën e tij në qytetin e Lezhës, deri në numërimin e votës së fundit të qytetarëve lezhjanë.
  
“E gjithë kjo ngjarje ku kriminelët kërcënojnë, dhunojnë, godasin aktivistët e LSI për të terrorizuar jo vetëm ata, por të gjithë popullin e Shëngjinit.
 
Do ta mbroj popullin e Lezhës nga bandat e Rilindje.
 
Do shkojmë në prokurori për të denoncuar ndalimin e këtyre banditëve të Rilindjes si dhe do t'i kërkoj të ndjekë punën e policisë së Lezhës për qëndrime politike.
 
Është qëlluar dy herë nga dy armë të ndryshme, janë dy gëzhoja, policia e Haki drogës të dorëzojë urgjent edhe gëzhojën tjetër.
 
Kam ardhur këtu bashkë me eskortën time dhe do të qëndroj këtu deri në numërimin e votës së fundit të lezhjanëve. Sadisti i Shqipërisë kërkon ta kthejë Lezhën në mini-Siçili siç e shndërroi në këto katër vite.
 
Dilni votoni për lirinë dhe dinjitetin tuaj. S’mund të jetojnë fëmijët tuaj në terrorin e bandave të Lezhës. Për ccdo dhimbje që shkaktohet nga dhuna e sadistëve dhe çdo pikë gjaku, janë dy përgjegjës sot në Shqipëri, kryesadisti dhe "Haki droga". Këta do të marrin atë përgjegjësi që s’ua ka pritur mendja, nëse do të ketë një viktimë nga kjo dhunë e sadizmit ndaj qytetarëve shqiptarë. Orët kur Lezhën e qeverisnin bandat po mbarojnë sot.
 
Ora e drejtësisë do fillojë që nesër. Shqipëria e katër viteve që do vijnë, të mos jetë Lezha e këtyre 4 viteve që mbyllen sot”
, u shpreh Meta. 



Ora 13:15 Durrës, pushuesit: Votojmë pas plazhit dhe drekës së Bajramit
Kjo e dielë përvec faktit që është një ditë votimi është një ditë e  nxehtë vere dhe që përkon edhe me festën e Bajramit .
Për këto arsye shumë  qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë  të dielën në plazhin e Durrësit duke u shprehur se do të votojnë  pasdite, pasi edhe të hanë drekën e Bajramit.Ata shprehen se ende nuk kanë shkuar të votojnë pasi nuk kanë dashur ta humbin këtë ditë të nxehtë por kanë preferuar rërën dhe ujin e detit. 



Ora 13:10 Vlore, qytetari denoncon se eshte votuar ne emer te tij
Probleme në qendrën e votimit 4489 ne rajonin katër në Vlorë. Shtetasi Fatmir Sulejmani denoncon se është votuar në emër të tij. Votimi sipas qytetarit është kryer në orët e para të nisjes së procesit të votimit, ndërsa ai vetë është paraqitur me kartë identiteti, po nuk është lejuar të votoj.Per rastin në fjalë qytetari ka denoncuar aktin edhe në polici, ndërsa e ka cilësuar një akt shumë të rëndë, votimin e kryer në emër të tij. I pranishëm edhe kandidati i LSI në Vlorë Shezai Rrokaj, i cili vec rastit në fjalë ka denoncuar dhe raste të tjera, kryesisht në zonat rurale, aty ku sipas tij ka patur presione dhe shitblerje votash.



Ora 13:05 Tensione ne Xarre
Sipas komisionereve, kryeplaku i fshatit ka hyre ne qendren e votimit ne Xarre dhe ka rrembyer vulen duke u larguar, citon Zalart. Procesi i votimit eshte nderprere. Pritet te kete nderhyrje nga KZAZ per zgjidhjen e situates

Ora 13:00 Publikoi votën, arrestohet 20-vjeçari nga Tirana
Më datën 25.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- Denis Nuhaj, 20 vjeç, banues në Tiranë
I cili është konstaur nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1829/2, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë, duke fotografuar votën.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit", parashikuar nga Neni 327/1 i Kodit Penal.

Ora 12: 45 Komisionerja e PS në Durrës, pengon procesin e votimit, merr vulen
Konstatohen problematika zgjedhore ne qendren e votimit me numer 1410-2, lagjen Nr 13, Plazh, Durres. Komisionerja e PS-se Valbona Xhaferraj shihet me vule ne dore neper salle duke penguar here pas here procesin e votimit, pa ndonje arsye, citon Zalart.
komisionerja e ps

Ora 12:39 Fier, nusja voton veshur me fustan të bardhë
E diela e zgjedhjeve ka korresponduar me ditën e dasmës së një çifti në Fier.
 
Por duket se dita më e rëndësishme e jetës nuk e ka penguar nusen që të votojë dhe të bëjë zgjedhjen e saj mbi të ardhmen.
 
Me votë në kutinë e votimit dhe me firmë në certifikatën e martesës kjo nuse padyshim ka bërë sot dy nga zgjedhjet më të rëndësishme të së ardhmes së saj.

nusja

Ora 12:30 FOTO/ Fotografohet votimi familjar, në mbështetje të PD

Ndërsa kemi bërë publike disa raste të fotografimit të votave për PS, PD dhe LSI regjistrohet një tjetër shkelje.
 
Një simpatizant i Partisë Demokratike ka publikuar një fotografi e cila tregon se ai ka pasur në kutinë e votimit dy fletë duke shkelur hapur ligjin.

Episodi i votimit familjar ndodhi në njësinë 5 ne Tirane ku personi ka bere njëkohësisht dhe fotografimim e votës, duke shënuar kështu dy shkelje.

Votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje apo votimi për persona të tjerë, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

vote dyshe

Ora 12:20 LSI denoncon me foto shperndarje parash ne Durres
LSI denoncon nepermjet fotove rastin e nje perfaqesuesi te PS-se qe sipas saj po shperndan leke per te votuar kete force politike. Sipas LSI, ai eshte shtetasi Agron Sulejmani, votues tek qendra e votimit ne Shkollen e Muzikes, por edhe kandidati i PS-se per deputet Ledion Lako, shkruan Zalart
fotoja me leket

Ora 12:10 Shkoder PD Denoncon shit-blerje votash
Kryetari i PD në Shkodër, Ramiz Çobaj denoncoi sot shit-bletjen e votës tek qendrat e votimit tek shkolla industriale por edhe në Velipojë. Çobaj tha se "buburrecat që blejnë vota janë të shumtë dhe policia e ka të vështirë që ti identifikojë të gjithë". Çobaj kerkoi që të ndalohet veprimtaria e paligjshme e tyre.

Ora 12:05 PD denoncon në polici një individ që u kishte mbledhur familjarisht kartat një familje rome
Në policinë e Elbasanit është denoncuar qytetari A.J nga drejtuesi i fushatës së PD, Edmond Spaho sepse u kishte mbledhur kartat e identitetit nje familje rome per ti privuar ata nga votimi. Spaho deklaroi se i ka kërkuar policisë që të zbulojë të vërtetën, shkruan Zalart.
kartat romi

Ora 12:00 Sarandë tension në Qëndrën e Votimit në Paraburgimin e Sarandes
Partia Socialiste denoncon se vezhguesi i kesaj partie po pengohet te ndjeki procesin e votimit ne Qendren e Votimit ne Paraburgimin e Sarandes, citon Za'Lart.

Ora 11:50 Surprizon Lazarati, deri në 11:00 votuan 42%
Në një kohë kur në rang kombëtar ka një ulje më 9% të pjesëmarrësve në zgjedhje deri në orën 11:45, krahasuar me 2013-ën, nga Lazarati raportohet një shifër surprizuese.
 
42% e qytetarëve me të drejtë vote në këtë Njësi Administrative, kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 11:00. Një shifër kjo tepër e lartë dhe më e larta në krahasim me zonat e tjera zgjedhore deri në këto momente.

Në krahasim me të njëjtën orë të 4 viteve më parë, pjesëmarrja në Lazarat është rritur me 12%.
 
Kamera e Report Tv ka ndjekur nga afër procesin e votimit në Lazarat, ku deri në orën 11:00 kanë votuar rreth 1 200 banorë me të drejtë vote. 

Ora 11:46 Pjesëmarrja deri në 11:45, 9% më e ulët se në 2013-ë 
Kur kanë kaluar rreth 5 orë nga hapja e qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele, vihet re një pjesëmarrja e ulët krahasuar me 4 vite më parë 

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, deri në orën 12:00 ka qenë 23%. 

Ndërsa, referuar shifrave të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e sotme deri në orën 11:45, pjesëmarrja është 14%.

Sipas këtyre të dhënave, kemi një ulje të pjesëmarrjes me 9% në krahasim me 4 vite më parë. 

tabela krahasimi me 2013 me 2017
(Pjesëmarrja në zgjedhje sot, krahasuar me 2013-Birn) 

Ora 11:45 Vlore, 10 te paraburgosur te arrestuar ne maj nuk figurojne ne liste votimi
Perfundon votimi ne paraburgimin e Vlores. Sipas te dhenave, 10 persona te arrestuar ne muajin maj nuk kane arritur dot te votojne pasi nuk kishin emrat ne liste.

Ora 11: 42 Tushaj: Simpatizantin e LSI e dhunuan kriminelët e Rilindjes
Kandidati i LSI në qarkun e Lezhës fajëson Partinë Socialiste për dhunimin e militantit të tyre, Florian Dushku, sot jashtë Qendrës së Votimit në Shëngjin.  
 
“Kriminelët e rilindjes kanë dhunuar mbështetësin tonë. Kanë qenë 10 persona të armatosur të cilët kanë vepruar. Policia i di dhe nuk vepron. Edi Rama nuk mund ta mbajë më pushtetin me kriminel dhe ky regjim do marrë fund.
 
I bëj thirrje kryeministrit të Shqipërisë të largojë nga qafa e shqiptarëve Rilindasit. Qytetarët e Lezhës e ka bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Të kapen kriminielët që po dhunojnë qytetarët. I bëj thirrje Drejtorit të Policisë, Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Kanë qenë shumë persona të cilët e kanë goditur, gjendja e të plagosurit për fatin e tij është e mirë, por i bëj thirrje votuesve të LSI të vazhdojnë të qetë se s'na pengon askush nga shprehja e vullnetit”
, u shpreh Tushaj. 

Ora 11:40 Ilir Meta drejt Lezhes: Ne mbrojtje te zgjedhjeve
Kryetari i Kuvendit,z.Meta niset drejt Lezhes. Meta shprehet se do te qendroje ne mbrojtje te zgjedhjeve te lira.
"Bandat e droges nuk mund te mbajne peng Shqiperine", citon Meta.

Ora 11:30 Ministria e Brendshme: Mos bini pre e shitjes se votes. Denonconi ne kete numer
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është shtuar numri i denoncimeve për rastet e dyshuara të veprës penale të shit-blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve. 

Ne nje njoftim per shtyp, MB thekson se, pranë grupeve të posaçme të ngritura në Ministrinë e Puneve te Brendshme dhe Policinë e Shtetit kanë mbërritur qindra denoncime që flasin për një fenomen në rritje të tentativave për blerje të votave. 

Në këto kushte, Ministria e Punëve Brendshme iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e personave që kryejnë këtë vepër penale e cila dënohet me ligj. 

"I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tentativës për blerje të votës apo intimidime të tjera në numrin e Policisë së Shtetit 112 ku anonimiteti i denoncuesit është i sigurt dhe për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën në numrin falas 08009090. 
Sqarojmë të gjithë qytetarët se për shkak të kufizimeve të posaçme ligjore për rolin e policisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve, të denoncojnë zyrtarisht në numrin 112 në mënyrë që Policia e Shtetit të veprojë për të vendosur para ligjit abuzuesit. U bëjmë thirrje edhe anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit që për çdo rast parregullsie të njoftojnë KZAZ-në, e cila është autoriteti ligjor që duhet të njoftojë Policinë e Shtetit për të rikthyer normalitetin në Qendrat e Votimit", citon Ministria e Brendshme. 

Ora 11:20 Pjerin Ndreu: Incidentet janë të provokuara nga LSI
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, bëri LSI-në përgjegjëse të incidentit të sotëm jashtë qendrës së votimit në Shëngjin. 

Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Ndreu tha se paralajmëroi krerët e institucioneve para se të ndodhte ngjarja lidhur me tensionet e mundshme në Shëngjin. 

Sipas tij, militantët e LSI lëviznin me automjete pranë Qendrës së Votimit duke provokuar incidente.  

"Një orë para se të ndodhte ngjarja në Shëngjin, kam telefonuar Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë së Qarkut Lezhë, për demostrime me nga 5 makina në Qendrat e Votimit të Shëngjinit te militantëve të LSI dhe presion kryetarit të komisionit të një Qendre Votimi të PS nga një militant i LSI. 

Ju kam kërkuar të ndërhyjnë që situata të mos agravojë! Incidentet jane te provokura nga LSI te cilet mezi presin akoma pa mësuar për ngjarjen për të folur për autorët!",
 tha Ndreu.  

Ora 11:15 Basha: Ejani dhe votoni, bashkë do ndryshojmë të ardhmen
Lulzim Basha ka votuar në QV-në e ngritur te Çerdhja nr.13, pranë njësisë bashkiake nr. 8 në Tiranë.
 
Kreu demokrat përcolli një mesazh për të gjithë qytetarët të cilët i ftoi të votojnë për të ndryshuar të ardhmen e vendit.
 
Basha u shpreh gjithashtu edhe për një proces demokratik në Qendrat e Votimit.
 
“I drejtohem çdo shqiptari, mos mungoni, ejani dhe hidheni votën. vetëm përmes votës mund të ndryshoni jetën tuaj. Mesazhin e kam për qytetarët e zhgënjyer nga politika, ky është rasti, është mundësia për të bërë diçka për të ndryshuar të ardhmen e vendit. Dita është e nxehtë, pro është dita kur do të vendosni për katër vitet e ardhshme për familjen tuaj.
 
Së bashku kemi bërë një fushatë qytetare dhe europiane në këto 4 vite, ejani së bashku të arrijmë etapën tjetër të qytetarisë europiane përmes pjesëmarrjes masive në votime.
 
Mbështes dhe ju bëj thirrje komisionerëve për një proces sa më demokratik. Le ta bëjmë këtë ditë festë të votës dhe festë të demokracisë”






Ora 11:10 Sarandë tension në Qëndrën e Votimit në Paraburgimin e Sarandes
Partia Socialiste denoncon se vëzhguesi i kësaj partie po pengohet të ndjekë procesin e votimit në Qendrën e Votimit në Paraburgimin e Sarandës.

Ora 11:00 Edi Rama voton: Besimplotë se sot do kemi një ditë shumë të bukur
Kryeministri Edi Rama ka votuar në zonën ku banon, Surrel. Pasi ka dalë nga qendra e votimit, kryetari i PS u shpreh shkurt se ka besim se dita e sotme do të jetë e bukur.
“Qoftë një ditë e bukur kjo për Shqipërinë dhe qofshin njerëzit e zakonshëm sot Zoti që i duhet Shqipërisë dhe jam besimplotë që do kemi një ditë shumë të bukur”, tha Rama.





Ora 10:50 Pjesëmarrja në votime deri në 10:00 - 12.16%
Lezha ka pjesëmarrjen më të lartë në votime deri në orën 10:00 me 14.99%, e ndjekur nga Dibra dhe Berati respektivisht me 14.31 dhe 14.22%. 

Ndërsa Korça dhe Vlora kanë pjesëmarrjen më të ulët me 9.29% dhe 9.46%. 

Në rang kombëtar pjesëmarrja është 12.16% sipas të dhënave të referuara nga QV-të deri në orën 10:30 të kësaj paraditje. 

Qarqet - Pjesëmarrja

Berat - 14.22%

Dibër - 14.31%

Durrës - 13.53%

Elbasan - 10.86%

Gjirokastër - 12.79%

Korçë - 9.29%

Lezhë - 14.99% 

Shkodër - 13.33%

Tiranë - 13.97%

Vlorë - 9.46%
 
Pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00 - 12.16%  

pjesemarrja kqz




Ora 10:45 Ura Vajgurore, tentohet votim familjar
Një rast i votimit familjar ka bllokuar disa minuta qendrën e votimit në shkollën “Sali Gjuka” në Urën Vajgurore.
Kandidati i PD për deputet ka evidentuar rastin dhe ka kërkuar bllokimin e procesit.

Ora 10:40 ​Shëngjin, mbështetësit e PD dhunojnë simpatizantin e LSI
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një Qendre Votimi në Shëngjin.
 
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor i ngritur nga policia po punon për identifikimin e autorit që ka qëlluar me armë.

Pas të shtënave, persona të identifikuar si militantë të PD kanë dhunuar fizikisht një militant të LSI-së. I lënduar ka mbetur Florian Dushku i cili është sulmuar nga mbështetësit e PD të cilët e kanë goditur në kokë me tytën e pistoletës.
 
Policia vijon punën për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.
 
Pavarësisht këtyre incidenteve, votimi vijon normalisht edhe në këto momente.
 
Përplasjen mes militantëve të PD dhe LSI e konfirmon edhe Sekretari i Qendrës së Votimit ku ndodhi incidenti, Besmir Frroku.
 
Ai tha se konflikti ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës ku është ngritur QV. Sipas tij, simpatizanti i LSI-së është dhunuar nga militantët e Partisë Demokratike.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta