Në mbyllje të procesit të votimit, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri është shprehur se nuk është i kënaqur me pjesëmarrjen, por për këtë renditi një sërë arsyesh, mes tyre edhe përçarjen e opozitës.
"Procesi ka shkuar mirë me pak probleme për shkak të problemeve natyrore, se jemi në stinën e dimrit, dua të falenderoj administratën zgjedhore për mbështetjen dhe ndjekjen e këtij procesi, edhe ato komisionerë që bënë gjithçka për të ushtruar detyrën e tyre, ku ka pasur shumë borë. PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, po i kuptojmë se s'ishte motivimi si në zgjedhjet e përgjithshme apo kushtet atmosferike, askush nuk u pengua në ushtrimin e të drejtës së votës. Dua të bëj thirrje komisionerëve gjithçka duhet dhe do të shkojë sipas ligjit, të ushtrojnë detyrën deri në fund të mos intimidohen nga partitë politike dhe as të ndjekin udhëzimet e partive politike, shpresojmë të kemi rezultatet e Vorës. (...) Pranverë dhe vjeshtë se pjesëmarrja është më e mundshme për shka të kushtetve atmosferike, moti nuk ka qenë inkurajues, nuk kishin rëndësinë që kishin ato të 2021, ku kishte më shumë kandidtarë dhe operonin në terren për të gjetur vota, përçarja e opozitës dekurajoi një pjesë të elektoratit, është një ndryshim i dinamikës elektorale, këto faktorë së bashkë prap pjesëmarrja është e kënaqshme duke parë këto faktorë, pas një viti kemi një zgjedhje prap dhe ndoshta kanë menduar se do e shprehin vullnetin pas një viti, nuk ka aspak tërheqje apo zhgënjim nga PS, problemi është më shumë në kapin kundërshtarë, ku kacafytja mes tyre ka shkuar deri në tragjikomedi.
Ai ka komentuar edhe parregullsitë në Vorë, ku tha se ky është thjesht në pretendim i pabazuar i Partisë Demokratike.
"Votimi ka qenë elektronike, komisonerët kanë një rol minimal, janë pretendime të kota më vjen keq që PD është katandisur deri këtu sa nuk gjen komisionerë, janë tymnaja të brendshme, në reformën zgjedhore duhet t'iu mëshojmë depolitiizimi i komisionerëve", tha Gjiknuri.
Gjiknuri ka bërë me dije se nëse do të humbasin, PS nuk do të kontestojë rezultatin.
"Ne i kemi pranuar zgjedhjet, nuk themi na vodhën zgjedhjet, do pranojmë rezultatin dhe të gjitha duhet ta pranojnë rezultatin. Ka pasur ambasadorë, ka pasur shumë sy, nuk besoj se ka asnjë kontestim.
Lajmi kryesor: