Sot ishte dita e fundit e zgjedhjeve që po zhvillohen në Rusi për Dumën (Parlamentin rus), të cilat kanë nisur që nga data 18 shtator.

Teksa qendrat e votimit janë mbyllur thuajse në të gjithë Rusinë, kanë dalë edhe exit pollet e para, që parashikojnë sesi ka dalë rezultati i zgjedhjeve.

Sipas mediave të huaja, në zgjedhjet parlamentare partia në pushtet Rusia e Bashkuar, e mbështetur nga Presidenti Vladimir Putin, parashikohet të fitojë 49.4% të votave, sipas një exit polli paraprak të cituar nga media shtetërore ruse, shkruan Sky News.

Kjo është pak më pak se 49.8% e fituar nga Rusia e Bashkuar në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, por është ende një fitore e madhe që pritej gjerësisht.

Partia Komuniste e Federatës Ruse parashikohet të jetë në vendin e dytë me 14.2% të votave.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte më shumë se 56%.