Mbylli portet për emigrantët/ Presidenti francez akuza Italisë: Cinizëm dhe papërgjegjshmëri

Mbylli portet për emigrantët/ Presidenti francez akuza Italisë: Cinizëm dhe papërgjegjshmëri

Foto ilustruese

“Cinizëm dhe Papërgjegjshmëri” më këto fjalë presidenti francez Emanuel Macron e akuzoi qeverinë italiane e cila mbylli portet duke penguar qindra emigrantë në bordin e një anije. Benjamin Griveaux, zëdhënësi i presidentit francez, deklaroi se “Në raste vështirësish, ata që gjenden më pranë vijës bregdetare kanë detyrën të përgjigjen”.

Kryeministri i ri i Italisë Giuseppe Conte, u përgjigj menjëherë  duke e quajtur qëndrimin e Francës ndaj emigranteve “hipokrit”.  “Kur vjen fjala tek emigracioni, janë ca vende që vetë preferojnë të kthejnë shpinën” deklaroi Conte.

640,000 të huaj, shumica afrikanë kanë hyrë në Itali gjatë 5 viteve të fundit. Qeveria italiane është shprehur se partnerët e saj të BE-së duhet t`ia lehtësojnë ca barrën. Debati nisi pas bllokimit pak ditë më parë nga Italia të anijes me mbi 600 emigrantë nga Afrika, të cilët më pas u pranuan nga Spanja.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje