TIRANË- Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, të pafiskalizuar brenda 30 qershorit të fiskalizohen, pasi nga 1 korriku bizneset, që nuk janë fiskalizuar do të përballen me penalitetet, që rrjedhin nga zbatimi i legjislacionit tatimor në fuqi!
“Rikujtojmë tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit, të fiskalizohen për të vijuar ushtrimin e aktivitetet të tyre në përputhje me ligjin në fuqi, sipas të cilit asnjë biznes nuk mund të ushtrojë aktivitet nëse nuk lëshon fatura të fiskalizuara përndryshe do të gjobitet deri në mbyllje të aktivitetit”, sqaron Administrata Tatimore, e cila vijon të informojë tatimpaguesit në kanalet e saj të komunikimit dhe më gjerë për të përmbushur detyrimet ligjore tatimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve risjell në vëmendje se për të filluar procesin e fiskalizimit, tatimpaguesit duhet tё aplikojnё online për t’u pajisur me certifikatën elektronike të fiskalizimit, përmes shërbimit elektronik në e-Albania “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” ku shpjegohet çdo hap i procedures, që duhet të ndjekin për kryerjen e aplikimit me sukses!
Administrata Tatimore bën gjithashtu me dije se tatimpaguesit, që:
1) Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar;
2) Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël;
3) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;4) Kanë statusin ligjor “Person Fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i
vetëm”.
Mund të përdorin FALAS platformën Self-Care.
Sa i takon tatimpaguesve, që nuk përfshihen në kategoritë si më lart, Administrata Tatimore vë në dispozicion listën e kompanive softuerike tё certifikuara nga AKSHI dhe DPT pёr Fiskalizimin.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.3%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2660
Lajme të tjera
-
Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave
12 Prill, 14:43
-
Garancia shtetërore 4 mld lekë për industrisë përpunuese, mbulon 70% të kredisë, afati i shlyerjes deri në 7 vjet
9 Prill, 16:49
-
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
26 Mars, 21:17
-
Ministri i Financave: Nga turizmi ekonomia përfitoi 4.2 mld euro vitin e kaluar
26 Mars, 17:31
-
Tatimi i rrogave të larta pritet të ulet në qershor! 23 mijë qytetarë me pagë mbi 200 mijë lekë! Ministria e Financave po punon për fashat e reja
25 Mars, 15:56
-
Janar e Shkurt u mblodhën mbi 1 miliard euro! Ministria e Financave: Edhe shpenzimet u rritën me 110 mln euro
19 Mars, 16:34
-
Evazioni në turizëm/ Hotelet deklaruan xhiro 9 herë më të ulët se realiteti! Financat: Referencat do ulin informaliteti! Braçe kundër
12 Mars, 15:47
-
Tatimet për Report Tv: Në 2025 nis hetimi i pasurisë për shoferët me makina luksoze! DPSHTRR: Në Shqipëri të regjistruara mbi 21 mijë mjete luksi
12 Mars, 15:33
-
Inceneratorët/ SPAK merr në pyetje për 30 minuta ministrin e Financave, Ervin Mete
6 Mars, 17:47
-
Bashkitë rrisin borxhet me 291 mln lekë! Nuk paguan investimet as shërbimet! Vora e Kavaja në vështirësi financiare
27 Shkurt, 18:08
-
Shifrat/ Borxhi publik në vitin 2023 ra me 92.3 mln euro, por kostot e shlyerjes u rritën me mbi 223 milionë euro
23 Shkurt, 19:37
-
Janari nis me rritje të ardhurash, u mblodhën 54 mld lekë! Ndikim pozitiv rritja e pagave
23 Shkurt, 15:08