Nuk ka rrjedhje votash, shumica voton për mbylljen e lojërave të fatit dhe Teatrin e Ri

Nuk ka rrjedhje votash, shumica solide ka miratuar në Kuvendin e Shqipërisë ligjin për mbylljen e lojërave të fatit deri në 31 dhjetor të këtij viti, ndërsa ka rrëzuar edhe dekretin e Presidentit për ligjin e Teatrit të ri Kombëtar duke i hapur rrugë ndërtimit të godinës së re mbi ngrehinat e atij aktual. Gjithashtu Kuvendi ka miratuar edhe ligjin për ndalimin e pijeve energjike të fëmijët nën 18-vjeç. Në seancën e sotme mungonin katër deputetë të Partisë Socialiste; Ditmir Bushati që ndodhej jashtë vendit, Tatiana Pirro për shkak të një fatkeqësie familjare, Fidel Ylli (arsye te paqarta) dhe Gjetan Gjetani pasi është përjashtuar nga grupi i PS. Opozita nuk ishte e pranishme në Kuvend duke vijuar bojkotin e nisur që në nisje të këtij sesioni parlamentar.

Ligji për Lojërat e Fatit
Ligji për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit deri në 31 dhjetor të këtij viti u votua me 75 vota pro dhe asnjë kundër. Në ligjin e ri që hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, por që do të zbatohet duke nisur nga data 1 janar e vitit 2019 është pranuar amendamenti i Bushatit për cilësimin e hoteleve me ‘5 Yje’, por jo ai i deputetit Braçe për dyfishimin e tatimit duke u shtyrë për kalim në momentin që do të diskutohet paketa fiskale. 

"Skuadër dixhitale për mbylljen e basteve online jashtë vendit"
Pas miratimit të ligji Rama reagoi menjëherë duke u shprehur se lojërat e fatit do të mbyllen 100%. “Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZiT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor. Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një ata” tha Edi Rama.

Nga 1 janari 2019 do të funksionojë një skuadër dixhitale për mbylljen e të gjitha faqeve të basteve online jashtë vendit.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama duke nënvizuar faktin se “një pjesë e madhe e parave që luhet dhe janë luajtur në lojërat e fatit nuk kanë hyrë kurrë në radarin e taksave dhe ekonomisë shqiptare, pasi janë baste që vendosen në faqe Hong Kongu dhe të kontinenteve të tjera”.

“Edhe këto do të bëjmë çmos t’i mbyllim. Teknikisht nuk është e lehtë, pasi ata ndërrojnë vazhdimisht kodet, por do të kemi njësinë e monitorimit, një skuadër që do të rrijë në gatishmëri dhe kod për kod, orë për orë, ata ndërro, ne mbyll”, – tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri shprehu respektin për të gjithë deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave që kaluan një periudhë stresi të veçantë me mesazhe shqetësuese të llojeve të ndryshme. “Atyre që i kanë çuar dhe orkestruar apo porositur ato mesazhe nga jashtë apo brenda burgut, iu japim përgjigje tani, me ndalimin përfundimtar të bixhozit, por edhe në vijim, përgjigje që nuk i kanë parë as në ëndrrën e tyre më të keqe”, – tha Rama.

Ligji për Teatrin Kombëtar
Në seancën e sotme Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Me 74 vota pro shumica ka vulosur ligjin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që Pandeli Majko nuk mori pjesë në votimin për rrëzimin e dekretit të Metës. Ndërkohë që Rama reagoi duke u shprehur se 'Majko ka kokën e tij'. 

Në 11 tetor, Kreu i shtetit, Ilir Meta refuzoi sërish miratimin e ligjit të maxhorancës. Në dekretin e ri të Presidentit evidentoheshin në total 9 shkelje ligjore, të cilat sipas Metës nuk ishin reflektuar nga shumica.

Por Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese sot në mëngjes në orën 09:00 e shqyrtoi duke e rrëzuar, ndërsa më pas Kuvendi i vendosi vulën duke e rrëzuar përfundimisht. Me miratimin në Kuvend ligji futet në fuqi për 15 ditë për të hapur më pas garën për kompaninë që do të ndërtojë Teatrin e ri kombëtar.

Ligji për ndalimin e pijeve energjike
Një tjetër ligj me rëndësi që u miratua sot në Kuvend ishte edhe ai për ndalimin e pijeve energjike për të miturit poshtë moshës 18-vjeç. Projektligji u miratua me 75 vota, ndërsa parashikon kufizimin e marketingut. Nismëtari i ligjit, Erjon Braçe renditi edhe rreziqet te fëmijët nga konsumimi i këtyre pijeve, ndërsa projektligji parashikon gjobë 10 mijë lekë kush u shet pije energjike fëmijëve, por edhe për prindërit. Gjithashtu sot Kuvendi zgjodhi edhe anëtarin e pestë për Komisionin e Monitorimit të Reformës në Drejtësi, që është Petrit Plloqi.

Zhvillimet e fundit nga seanca në Kuvend

Ora 16: 20/ Bastet, Spartak Braho akuza Berishës: Kryebixhozxhi, përfituesi më i madh
Deputeti socialist Spartak Braho, gjatë seancës së sotme plenare ku u votua ligji për mbylljen e basteve dhe lojërave të fatit, ka folur edhe për mungesën e opozitës në këtë seancë. Për Brahon, opozita mungoi në seancë, pasi sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha është i lidhur me biznesin e lojërave të fatit.

Nuk më çudit as rreshtimi i opozitës në këtë krah pasi kryebixhozçiu, akaparuesi si dhe përfituesi më i madh mbetet Sali Berisha, kopeja e tij politike i cili vazhdon po të jetë po ai si dikur me piramidat e 1996-1997.”-tha Braho.

Ora 14:45 Rama: Bixhozi mbyllet 100%, për ata që dërguan SMS nga burgu kemi një mesazh...
Kryeministri Edi Rama pas votimit të ligjit për lojërat e fatit në Kuvend është shprehur se duke nisur nga data 1 janar e vitit 2019 do të mbyllen të gjitha sipas parashikimeve në ligjin që kaloi me 75 vota pro, ndërsa me opozitën i ka llogaritë e hapura në gjyqe. Ndërsa gjatë fjalës në Kuvend, ai kishte një paralajmërim edhe për ata që kërcënuan deputetët me mesazhe për të votuar kundër ligjit për lojërat e fatit. Kryeministri u bëri edhe një skedë njerëzve që kontrollojnë lojërat e fatit sot në vend. Shefi i qeverisë akuzoi kryetarin e PD, Lulzim Basha për hapje të burgjeve në kohën kur ishte ministër i Brendshëm në 2009...

Ora 13:30 Lojërat e fatit, Balla: Kur denoncova familjarët e Berishës, m’u betua se do ma bënte fytyrën si këpuca, por...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e parlamentit deklaroi se opozita sot duhet ti linte mënjanë hallet e veta të ditës dhe arsyet e bojkotit e të ishte në Kuvend për të votuar shërimin përfundimtar të një mortje 25 vjeçare që ka dëmtuar me mijëra familje shqiptare, që janë lojërat e fatit.

Ora 12:30 Lojërat e fatit/ Braçe zbulon përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që i kanë ardhur
Gjatë diskutimeve për votimin e ligjit për lojrat e fatit, kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka treguar për herë të parë përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që ai dhe kolegët e tij kanë marrë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se vendimi për mbylljen e lojrave të fatit nuk ka kthim pas.

Ahmetaj i ka kthyer përgjigje edhe pyetjeve të bëra në lidhje me humbjen disa miliarda lekëve në buxhetin e shtetit dhe humbjen e vendit të punës për plot 7200 të punësuar.

Jemi duke përgatitet një platformë trajnimi për 63 mijë punëkërkues. Trajnimi do të jetë profesional por edhe mundësi për të kërkuar më shpejt dhe më zgjuar punë dhe për paraqitje dinjitoze në punëkërkueshmëri. Programi tjetër është trajnimi profesional, deri më sot kemi trajnuar 10 mijë persona, vitin tjetër do të trajnojmë 20 mijë punëkërkues.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

 

Propozimi i Erjon Braçes: Të ardhurat bruto nga loja, përveç rasteve të parashikuara ndryshe me ligj të veçantë, për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit tatohen në masën 15 për qind, me përjashtim të kategorive "Kazino"/ "Kazino në hotele me 5 yje" dhe "Resort kazino" të cilët tatohen në masën 30%.

 

Ndërsa propozimi i Ervin Bushatit lidhet me kriteret për hotelet me 5 yje;
Hotele me 5 yje janë hotelet, të cilat kanë marrë certifikatën e akreditimit për këtë klasifikim nga institucionet ndërkombëtare akredituese dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar, të certifikuar dhe njohur ndërkombëtarisht "brand nmne ".

Ora 11:20 Ministrja Manastirliu: Pijet energjike rrezik për fëmijët, shkaktojnë çrregullime
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mbështeti nismën e deputetit Braçe për ndalimin e pijeve energjike për fëmijët.

Ora 10:35 Lojërat e fatit dhe pijet energjike në Kuvend, Spiropali sulmon opozitën: Vetëm shpifin
Deputetja e PS, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend teksa përshëndeti nismat për lojërat e fatit dhe ndalimin e përdorimit të pijeve energjike nuk nguroi që të sulmonte opozitën. Ora 10:20 Kuvendi gati ndalimin e pijeve energjike për të miturit, Braçe: Ja dëmet që shkaktojnë
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën me diskutimet me projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga pijet energjike. Deputeti Erjon Braçe u shpreh se duhet të ndalojmë urgjentisht pijet energjike për fëmijët nën 18-vjeç me qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore.
/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 25/10/2018 17:45

    HALLALL TE QOFTE. TE MBESHTESIM QE NE 1 JANAR TA BESH FAKTIKE..... VETEM PER KETE TE TAKOJNE DHE NJA 2 MANDATE TE TJERA....

    Përgjigju
  • besford fadil BAJG gjoleka: 25/10/2018 15:51

    Bravo i qoft partis socialiste për ktë ligj madhështor ky ligj është në të mirën e kombit Shqiptar në të ardhmen e rinis Shqiptare. Me ktë ligj ju bindni dhe idjotin më të madh që tju votoj juve. Se me ju ka jet e shëndet për rinin Shqiptare. Rroft SHQIPRIA POSHT PLERAT E PD E TĒ LSI .

    Përgjigju
  • besford fadil BAJG gjoleka: 25/10/2018 15:51

    Bravo i qoft partis socialiste për ktë ligj madhështor ky ligj është në të mirën e kombit Shqiptar në të ardhmen e rinis Shqiptare. Me ktë ligj ju bindni dhe idjotin më të madh që tju votoj juve. Se me ju ka jet e shëndet për rinin Shqiptare. Rroft SHQIPRIA POSHT PLERAT E PD E TĒ LSI .

    Përgjigju
  • besford fadil BAJG gjoleka: 25/10/2018 15:51

    Bravo i qoft partis socialiste për ktë ligj madhështor ky ligj është në të mirën e kombit Shqiptar në të ardhmen e rinis Shqiptare. Me ktë ligj ju bindni dhe idjotin më të madh që tju votoj juve. Se me ju ka jet e shëndet për rinin Shqiptare. Rroft SHQIPRIA POSHT PLERAT E PD E TĒ LSI .

    Përgjigju
  • besford fadil BAJG gjoleka: 25/10/2018 15:51

    Bravo i qoft partis socialiste për ktë ligj madhështor ky ligj është në të mirën e kombit Shqiptar në të ardhmen e rinis Shqiptare. Me ktë ligj ju bindni dhe idjotin më të madh që tju votoj juve. Se me ju ka jet e shëndet për rinin Shqiptare. Rroft SHQIPRIA POSHT PLERAT E PD E TĒ LSI .

    Përgjigju
  • Ilo: 25/10/2018 15:22

    Urime pune te mbare shperblimin per keto te mira do e merrni ne qeershor

    Përgjigju
  • Populli: 25/10/2018 15:21

    Tani e bet shtetitin nuk mereni me gjera serjoze qe po' na pini gjakun kuptoni qe te besh divorcin kushton 1milion lek e ne itali kushton vetem nje mark bollo 20euro

    Përgjigju
  • Fredi: 25/10/2018 10:54

    Meqënëse po votohen këto gjëra , atëhere të votohet edhe KERKIM TË LETERNJOFTIMIT KUR SHITEN CIGARE DHE ALKOL SPESE ABUZOHET. Këto jepen edhe tek adoleshentë shumë kollaj. Të derrmohen gjith funderrinat qe shesin alkol dhe cigare tek adoleshentët!

    Përgjigju
    • Fraiku: 25/10/2018 12:55

      Dakort! Te ashpersohen sepse ligji ekziston.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025