Mbyllja e lojërave të fatit, efekt tek shoqëria, 68% e 'lojtarëve' fillojnë aktivitetin nga mosha 10-15 vjeç

Mbyllja e lojërave të fatit, efekt tek shoqëria, 68% e 'lojtarëve' fillojnë aktivitetin nga mosha 10-15 vjeç

Foto ilustruese

Vendimi i qeverisë për mbylljen e plotë të pikave të basteve do të ketë një impakt të menjëhershëm social.

Këtë e dëshmojnë të dhënat e gjetura nga një anketim i një studimi doktoral të Universitetit të Tiranës.

Anketimi i realizuar së fundmi, në të cilin morën pjesë 400 lojtarë aktivë, nxjerr në pah një të vërtetë të frikshme: Bastet godasin kryesisht pjesën më vulnerabël të shoqërisë, adoleshentët.

Pjesëmarrësve në këtë anketim iu shtrua një pyetje, se cila ishte mosha në të cilën kishin filluar të vendosnin rregullisht skedina apo të luanin rregullisht bixhoz.

Plot 68,5% e pjesëmarrësve, të cilët u përgjigjën në kushte anonimiteti, pranuan se kishin nisur të luanin rregullisht midis moshës 10-15 vjeçare.

Vetëm 18% e nisën këtë ves midis grupmoshës 16-20 vjeçare. Në grupmoshat e tjera, prevalenca vjen në reduktim konstant. Vetëm 5,3% nisën të luanin midis moshës 21-25 vjeç, vetëm 2% në moshën 26-30 vjeç dhe 6,3% pas kësaj moshe.

Përtej efektit social, mbyllja e pikave të basteve do të shoqërohet edhe me një efekt të drejtëpërdrejtë ekonomik.

Buxheti i shtetit do të pësojë një humbje të menjëhershme prej 54 milionë dollarësh, që është shuma e arkëtuar nga tatimi i këtyre aktiviteteve në vitin 2017, por kjo masë pritet të shoqërohet me një kursim prej 400 milionë eurosh në vit për familjet shqiptare, që është edhe shuma mesatare e luajtur çdo vit në vendin tonë.

E thënë ndryshe, nga mbyllja e basteve, familjet shqiptare përfitojnë mesatarisht 570 euro më shumë në vit, para që deri më sot shpenzohen në lojrat e fatit. Marrë nga  Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vetem per veten e vet: 12/10/2018 00:11

    kjo esht qe te zhvillohet kompania e Olsi rames bast arena mbylli te tjerce qe te haj vetem vet bravo levizje e rradhes e zgjuar

    Përgjigju
  • kla: 11/10/2018 23:39

    po e bene kete shpetojne shume familje, mesatarja eshte mbi 120 euro per person, strs dhe para me shume per familjet e varfera (kryesisht jane ata qe luajne ne keto kazino me makina te manipuluara)

    Përgjigju
  • Petrefi: 11/10/2018 16:49

    Ska per tu realizuar kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë